Gërryerja e shtretërve të lumenjëve është kthyer në “trendin” e firmave të ndërtimit, pavarësisht “masakrës” mjedisore që shkaktojnë.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur 4 subjekte private, si: “Dejvis-Ba” shpk, “Kleit-Marvi” shpk, “Bardhoku 03” shpk dhe “Kashnjeti” shpk.
Mësohet se punonjësit e këtyre firmave janë kapur në flagrancë, teksa shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme, lumin Mat për interte. Si rrjedhojë, inspektoriati ka gjobitur subjektet private me dy milion lekë.
Ngjarje të kësaj natyre janë shfaqur edhe në lumenjtë të tjerë të vendit. Si pasojë e kësaj ndërhyrje, uji del nga shtrati dhe shkakton përmbytjen e dhjetëra hektarë me toka bujqësore, e në rastin më të keq edhe shtëpi banimi./tesheshi.com