Dy ditë pas masakrës në dy xhami të qytetit Chrischurch në Zelandën e Re, vijojnë të dalin fakte a të zbulohen eposide prej asaj ngjarjeje të tmerrshme, ku 50 besimtarë, mes tyre dhe ndonjë grua apo fëmijë, u vranë pa asnjë shkak prej një të marri të quajtur Brenton Tarrant, një 28-vjeçar australian, i mbushur me urrejtje ndaj muslimanëve.
Husna Ara Parvin, një grua 42-vjeçare nga Bangladeshi, ishte një nga viktimat e masakrës. Vdekja e saj ka ardhur teksa është përpjekur që të shpëtojë burrin e saj të paralizuar, Farid Uddin, i cili ishte në karrocë. Dhe ia ka arritur, falë Zotit, ama duke e paguar me jetën e saj
Xhamia Al Noor në Christchurch, si çdo xhami normale, ka dy pjesë; një për burrat e një për gratë. Ajo e la burrin e saj në pjesën e meshkujve të xhamisë dhe kur po dilte për të kalur në pjesën e grave dëgjoi të shtënat.
Ajo u kthye në mbrojtje të burrit invalid dhe aty e kapën plumbat e terroristit të mllefosur. Burri i saj Farid arriti të mbijetojë, falë pra gruas së tij që e mbrojti me trup. /tesheshi.com/