Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Masakra e Janinës: Akti terrorist që vrau gjeneral Enrico Tellinin, italianin që Janinën po ia kthente Shqipërisë

by te Sheshi
28/08/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Masakra e Janinës: Akti terrorist që vrau gjeneral Enrico Tellinin, italianin që Janinën po ia kthente Shqipërisë
11
SHARES

Nga Ylli Pata 

Asnjë aktivitet, asnjë kujtesë, asnjë medalje nga shtetit shqiptar për ushtarakun toskan, i cili u vra vetëm se ishte i bindur se Çamëria ishte shqiptare dhe po vendoste hartat dhe firmën e tij në një akt ndërkombëtar që mund të ndryshonte Hartën që Konferenca e Londrës i vendosi Shqipërisë.

Plot 93 vjet më parë, një komando terroriste greke, masakroi në rrugën Janinë-Kakavijë një delegacion ndërkombëtar së bashku me shoqëruesit e tyre.

Gjeneral-Enrico-Tellini-1871-1923

Gjenerali Enrico Tellini, ishte 52-vjeçar në 27 gushtin e vitit 1923.

Pas një kariere brilante në radhët e ushtrisë italiane, ishte caktuar me mision në Vlorë ku po drejtonte punën e misionit italian pas “hedhjes në det” nga gunat e Selam Musait.

Në Romë sapo kishte ardhur në pushtet një qeveri e zhurmshme, ajo e Benito Musolinit, i cili vetëm vitin e parë nuk dha imazhin e një diktatori por të një politikani aktiv dhe të fuqishëm.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ajo që kishte qethur Shqipërinë më 1913-ën, cakton që në krye të një komisioni ndërkombëtar një gjeneral italian, i cili ishte një specialist i hartave ballkanike.

Enrico Tellini ishte një njohës perfekt i historisë së Ballkanit, por në veçanti i zonës së Çamërisë.
Ai kishte hartuar i pari hartat dhe një portofol faktesh me të dhënat mbi banorët, gjuhën, etnologjinë, etnografinë dhe historinë e shqiptarëve të Çamërisë. Të gjithë anëtarët e komisionit ishin italianë.

Përveç kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, Konferenca e Ambasadorëve i dha të drejtën Italisë që me anë të një komisioni ekspertësh të caktonte edhe kufinjtë me Jugosllavinë.

Por le të qëndrojmë tek Greqia, aty ku dhe përfundoi me plumba misioni i Tellinit.

Ishte një fat i madh për shqiptarët që në këtë komision veçse ekspertëve shumë të aftë, ndodheshin dhe edhe njohës dhe dashamirës të popullit shqiptar.

19230902_LIllustrazione-italiana_leccidio-della-missione-italiana-in-Albania_gen-Enrico-Tellini

Përveç gjeneral Tellinit, në komision merrnin pjesë: Majori Luigji Corti, një mjek ushtarak e një erudit i jashtëzakonshëm; togeri Mario Bonacini, asistenti i Tellinit, i cili ishte zemra e komisionit, njeriu që mblidhte fakte të parrëzueshme nga territori; shoferi Remigio Farneti; si dhe përkthyesi shqiptar që ishte Thanas Geziri, nga Leskoviku i Kolonjës, një zonë e shquar për kundërshtinë ndaj andartëve grekë.

Delegacioni po mblidhte fakte dhe harta për ta përfunduar raportin që do t’ia dorëzonte Konferencës së Ambasadorëve, e cila ishte ekuivalente me Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot, pra organ vendimarrës.

Dhe Konferenca e Ambasadorëve nuk do të mund te të hidhte poshtë një raport të bazuar me fakte të pakundërshtueshme.

Greqia dhe Jugosllavia ishin të njoftuara me misionin e Tellinit dhe u bënë bashkë që të sajonin diçka që të mos kthente mbrapsht atë që u bë më 1913 ku iu mor Shqipërisë gjysma e territorit të saj, dhe për këtë përdorën aleancat e njohura me Rusinë, Francën e Anglinë.

Komisioni që drejtohej nga Tellini po kthehej në Gjirokastër, ku një intelektual i njohur i qytetit, i njoftuar me telegram për faktet bombastike të mbledhura nga miku i tij italian, kishte bërë gati një darkë madhështore për të festuar.

Por pranë Kakavijës, një grup terrorist që kurrë nuk u zbulua, i zuri pritën dhe i vrau të gjithë anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve.

Fakte të pakundërshtueshme që dolën më pas, rezultuan se autorët e pritës nuk ishin veçse ushtarakë grekë me veshje civile. Ndërsa Athina tha se ishte një grabitje kaçakësh.

Por italianët që mbërritën të parët në vendgjarje dokumentuan se komisionit nuk i ishte vjedhur asgjë nga gjërat personale, vetëm çanta me harta dhe dokumente.

Ishte një akt i pastër terrorist që me preçizion e arriti qëllimin. Komisioni pasardhës konfirmoi kufijtë e vitit 1913, natyrisht edhe për gabimin e Duçes, i cili në vend që të kërkonte zbatimin e “amanetit” të general Tellinit, iu vërvit një muaj me topa ishullit të Korfuzit, e pushtoi por e dorëzoi pas dy muajsh si pasojë e presionit ndërkombëtar.

Benito Mussolini që ishte Kryeministër dhe ministër i jashtëm njëkohësisht, e akuzoi Greqinë rëndë për vrasjen që e quajti “Eçidio di Giannina”-“Masakra e Janinës”, por kërkoi që të merrte menjëherë 50 milionë lireta si dëmshpërblim. Atëherë lireta kishte tjetër vlerë dhe ajo përbënte një shumë kolosale që Greqia nuk e paguante dot.

Si kundërpërgjigje, Duçja pushtoi Korfuzin që natyrisht nuk e gëzoi.

Politikani i shkathët por aventurier, Benito Musolini, e kishte zakon që në fillim të karrierës së tij pa lavdi që “për një plesht digjte jorganin”.

Enrico Tellini kishte bërë gati që Janina të ishte fundi i kufirit të Jugut të Shqipërisë, që do të kthente Çamërinë në vendin e saj dhe më pas padyshim që do të ndryshonte historinë, jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë Ballkanit.

telini-1

Zogu i vendosi një shtatore Gjeneral Tellinit pranë Akademisë së Shkencave dhe Parlamentit të sotëm.
Por e hoqi natyrisht regjimi komunist duke e quajtur fashist, ndërkohë që Tellini nuk kishte qenë asnjë ditë i tillë.

Shtatorja e gjeneralit kishte firmën e të madhit Odise Paskali.

E sot, askush nuk thotë asgjë për gjeneralin italian, i cili përpos veprës së ndërprerë në mes ka lënë qindra harta ushtarake e civile që janë një xhevahir për dokumentimin e fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë.

Të paktën Shtëpim Idrizi duhet të fliste… /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Fuqia e fotografisë gjatë luftës

Fuqia e fotografisë gjatë luftës

Çobenjtë vazhdojnë të “bëjnë ligjin”: mijra hektarë pyje shkrumbohen çdo verë prej tyre

Çobenjtë vazhdojnë të “bëjnë ligjin”: mijra hektarë pyje shkrumbohen çdo verë prej tyre

Protesta anti-serbe në Suharekë, policia e Kosovës: nuk kemi dhunuar askënd

Protesta anti-serbe në Suharekë, policia e Kosovës: nuk kemi dhunuar askënd

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni