Deri më tani, policia shqipare ka dështuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës së mbrëmshme në Elbasan, ku në një lokal u vranë tre shtetas e plagosën shtatë të tjerë.
Dhe kështu është kaluar tek metoda tjetër, ajo e stimulit material.
Policia e Shtetit ka njoftuar se vë në dispozicion 30 milionë lekë të vjetra, pra 3 milion, për të gjithë ata që japin informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
“Në këtë kontekst Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e cel 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129”, thekson policia. /tesheshi.com/