Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Marwan BISHARA: Mirë se vini në Lindjen e Mesme të re

by te Sheshi
11/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Marwan BISHARA: Mirë se vini në Lindjen e Mesme të re

Si po e ritrajtësojnë botën arabe palestinizimi, afganizimi dhe ballkanizimi

Udhëtimi me miqtë sirianë mund të jetë vërtet i pakëndshëm në ditët e sotme. Edhe në botën arabe. Apo, do të thoja: veçanërisht në botën arabe.

Nganjëherë është dramë e qartë, herë të tjera është komedi fund e krye; në varësi të nëpunësit të zyrës së emigracionit dhe të agjentit të zbulimit që nuk bie në sy.

Pavarësisht solidaritetit me kauzën e tyre si në Perëndim dhe në Lindje, zyrtarisht, ata janë përgjithësisht të pamirëpritur, madje të refuzuar.

Unë u them gjysmë me shaka se janë “palestinizuar”. Ata e marrin pjesërisht si kompliment, pjesërisht si mallkim.

Palestinizim

Për fat të keq, është mallkimi se ajo është e vërteta, duke patur parasysh se me çfarë përballen ata për shkak të dhunës dhe zhvendosjes, e se më e keqja do të vijojë me gjasa.

Fatkeqësisht, asgjë prej kësaj nuk është specifike për Sirinë. Në të vërtetë, një pjesë e mirë e botës arabe po përballet me një proces të ngjashëm palestinizimi për shkak të luftës dhe shtypjes, e sigurisht, pjesërisht, falë diktaturave të tyre ushtarake.

Shumë vrasin mendjen se si mundet që udhëheqësit e tyre të jenë aq gjakatarë dhe indiferentë ndaj vuajtjes së tyre, ashtu si izraelitët?

Por palestinizimi është gjithashtu rezultat i luftërave dhe pushtimit amerikan, veçanërisht nën Xhorxh W. Bushin, doktrina dhe mendësia gati izraelite e të cilit – quajeni izraelizim – ka patur pasoja të tmerrshme si për arabët dhe amerikanët.

Rezultati përfundimtar është palestinizimi i arabëve, që përkthehet në arabisht në viktimizim, poshtërim dhe pushtim.

Përkthehet gjithashtu në rezistencë, vendosmëri dhe në luftë për drejtësi.

Por nuk mund të thuash se ka nderim në vdekje, gëzim në luftë, apo krenari në të qenit refugjat. Sigurisht, jo në Afganistan, ku është bërë një mënyrë jetese.

Afganizim

Ndërhyrja e huaj ka patur pasoja të lemerishme për afganët, si edhe për torturuesit e tyre, e mbase për çdokënd tjetër.

Ndërhyrjet ruse dhe amerikane e kanë kthyer Afganistanin në një shtet të falimentuar, në një eksportues dhe importues kryesor të ekstremizmit të dhunshëm fetar, duke përfshirë el-Kaedën.

Ndërhyrja amerikane në Irak në vitin 2003 mbolli farërat e afganizimit në botën arabe. Dhe, gjatë dekadës së fundit, Iraku e ka lënë pas Afganistanin si një prodhues i madh i paqëndrueshmërisë dhe dhunës. Futi Shtetin Islam të Irakut dhe Levantit (ISIL).

Jo vetëm ISIL-i ka dëshmuar të jetë më gjakatar, më i guximshëm dhe në vdekjeprurës se el-Kaeda apo talibanët; grupet rajonale/ndërkombëtare i kanë sfiduar të gjitha parashikimet.

Mutacioni i fenomenit të ISIL-it në Irak, Siri, Libi, Jemen, e në vende të tjera, nuk po tregon shenja rënieje apo tërheqjeje. Në të vërtetë, ai po shtrihet si një hidër në të gjithë rajonin, me gjithë përpjekjet shumëkombëshe, të udhëhequra nga SHBA-të, për ta “degraduar, mundur dhe shkatërruar” atë.

Dhe ISIL-i nuk është vetëm. Afganizimi i pjesëve të ndryshme të botës arabe po prodhon si kurrë më parë grupe selefite apo xhihadiste tejet të dhunshme.

Por ashtu si amerikanët dhe europianët më parë, rusët ngjajnë të destinuar t’i përsërisin pa pushim gabimet e tyre. Ja ku i shohim me Rusinë e Vladimir Putinit që po vepron sikur mund ta rifitojë luftën afgane duke luftuar në Siri.

Por ashtu si ndërhyrja amerikane në Irak, ndërhyrja e Rusisë në Levant, e bashkuar me ndërhyrjen iraniane, do ta përshpejtojë shpërbërjen e Lindjes sipas linjave sektare.

Ballkanizim

Një numër shtetesh arabe, ashtu si ish-Jugosllavia, po zhbëhen para syve tanë, drejtpërdrejt në televizion. Spastrimi etnik po kryhet tashmë, dhe kufijtë kombëtarë po bëhen aq të dalë nga përdorimi sa ç’janë tanimë në Irak dhe Siri.

Luftërat civile në Libi dhe Jemen mund të çojnë gjithashtu në shpërbërjen e këtyre vendeve, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për ta ruajtur shtetin.

Ndarjet sektare brenda këtyre vendeve, si dhe gjithandej në rajon, vetëm po thellohen më tepër ndërsa rrethi i konfliktit dhe luftës nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje.

Proceset binjake të viktimizimit (palestinizimit) dhe radikalizimit (afganizimit) po i galvanizojnë sentimentet dhe urrejtjet përtej linjave shtetërore.

Janë pikërisht të njëjtat fuqi globale, SHBA-të, Rusia, Europa, dhe fuqitë e tjera rajonale, të cilat kontribuan në tragjeditë palestineze dhe afgane, që po luajnë në mënyrë cinike me Lindjen arabe.

Nëse kjo vazhdon, e pamundura do të bëhet e mundur ndërsa e tërë Lindja shpërbëhet, me pasoja të pallogaritshme gjeopolitike për popullin e saj dhe për botën.

Mund të shpresohet vetëm që edhe nëse ata nuk mund të mësojnë nga gabimet e veta, mund të jenë në gjendje të hapin sytë dhe mendjen duke mësuar nga dështimet e armiqve të tyre.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Mijëra vetë protestojnë në Berlin kundër marrëveshjeve tregtare me SHBA-të dhe Kanadanë

Mijëra vetë protestojnë në Berlin kundër marrëveshjeve tregtare me SHBA-të dhe Kanadanë

VIDEO/Ndodh në SHBA, polici kërcen me fëmijët nën shi

VIDEO/Ndodh në SHBA, polici kërcen me fëmijët nën shi

Kualifikueset për  “Francë 2016”: Italia konfirmon praninë në europian

Kualifikueset për “Francë 2016”: Italia konfirmon praninë në europian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni