Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Martesa AAK dhe NISMA”, analistët: u bashkuan për pushtet dhe për të dominuar Vetëvendosje-n

by Te Sheshi
19/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Martesa AAK dhe NISMA”, analistët: u bashkuan për pushtet dhe për të dominuar Vetëvendosje-n

Nga Blendi Gashi

Dy ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Fatmir Limaj, kryetar i partisë NISMA për Kosovën, dje u bashkuan për të “luftuar”, jo për çlirimin e vendit, por për të marrë pushtetin, drejtimin e shtetit.

Ndërtuan koalicion parazgjedhor , por përjashtuan partinë e parë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën bashkëudhëtuan për më shumë se shtatë muaj kundër pushtetit aktual.

Ndarja e posteve prishi opozitën e bashkuar, konkretisht, dy partitë më të mëdha opozitare VV e AAK që nuk u dakorduan për të vazhduar rrugën së bashku.

Këto dy parti që deri para disa javësh hidhnin akuza të panumërta në drejtim të partive në pushtet, ditët e fundit kanë drejtuar shigjetat drejt njëra-tjetrës për tradhti, por edhe kush po flitron me partitë në pushtet.

Megjithatë, drejtuesit e AAK-së e NISMA-s pas marrëveshjes së koalicionit që nënshkruan të hënën pasdite, theksuan se dyert e tyre mbesin të hapura për Vetëvendosje-n dhe shoqërinë civile.

Por, Vetëvendosje ka thënë se nuk është ftuar të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor, duke akuzuar AAK-në se ka zbutur qëndrimet ndaj pushtetit dhe se Ramush Haradinaj është afruar me kreun e PDK-së Kadri Veseli.

Mospajtim për lidhjen e koalcionit parazgjedhor mes AAK-së e NISMA-s nuk ka vetëm VV, por edhe përfaqësues të subjekteve nënshkruese të koalicionit.

Anëtari i Kryesisë së NIMAS-së, Xhevat Bislimi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka qenë i pari që ka komentuar nënshkrimin e koalicionit duke shprehur mospajtimin e tij për këtë marrëveshje

“Koalcioni AAK – NISMA çon ujë në mullirin e koalicionit të Rashkës”, ka shkruar Bislimi, në Facebook.

Por, si e shohin analistët politik ndërtimin e koalicionit AAK-NISMA?!

Nexhmedin SpahiuAnalisti politik, Nexhmedin Spahiu, thotë se dy partitë opozitare AAK e NISMA u bën bashkë me qëllim për të marrë pushtetin.

Spahiu nuk e përjashton mundësinë që koalicioni parazgjedhor i ndërtuar nga dy partitë opozitare të dalë i dyti pas mbajtjes të zgjedhjeve të përgjithshme, por për të kuptuar një gjë të tillë, ai thotë se duhet pritur se si do të sillen partitë në fjalë ndaj shoqërisë civile.

“AAK e NISMA janë bërë bashkë për të marrë pushtetin. Vetëvendosje u tregua tepër arrogante duke qenë partia më e madhe opozitare dhe dy partitë opozitare që kanë lidhur koalicion u bashkuan edhe për të tejkaluar në fuqi VV-në”, ka thënë Spahiu, për /tesheshi.com/

leonDuhanaj: AAK e NISMA do të forcohen

Njohësi i rrethanave politike në vend, Leon Duhanaj, thotë se bashkëpunimi opozitar që në fillim nuk ka qenë i ndërtuar në baza të shëndosha, pasi kauzat e ndërtuara janë shfrytëzuar për manipulim të opinionit por jo për çka vërtet janë bashkuar partitë opozitare.

Por, Duhanaj, beson se dy partitë opozitare që kanë lidhur koalicion parazgjedhor do të forcohen, kurse thotë se partia e parë opozitare Vetëvendosje nëse vazhdon me qasjen e saj mund të shkon drejt shuarjes.

“Koalicioni mes AAK-së e NISMA-s është mëse i qëlluar dhe do t’i shërbej të vërtetës, njëherësh do t’i forcoj që të dyja partitë të cilat do të arrijnë ta mobilizojnë mbështetjen për to. LVV-je, duket të heq dorë nga kjo qasje antishtetërore dhe antibashkëpunuese ose do të përballet me shuarjen e saj graduale”, thotë Duhanaj, për /tesheshi.com/.

Ai më tej shprehet se Vetëvendosje nuk ka gatishmëri për bashkëpunim të sinqertë me asnjërën nga partitë në vend, dhe sipas tij një gjë e tillë është dëshmuar edhe në kohën e VLAN –it, pasi që VV nuk e ka mision ardhjen në pushtet më norma demokratike,por me mënyra tjera, mundësisht revolucionare.

“Bashkëpunimi me AAK-në dhe NISMA-n ka qenë vetëm shfrytëzim i resurseve të tyre për kauzat e veta dhe duke përdorur metoda të papranueshme t’i dëmtoj ato sa ma shumë, në mënyrë që në fund me një plan perfid edhe t’i gëlltis të tërat.

Këtë lojë e ka kuptuar tashmë edhe AAK edhe Nisma e sidomos AAK.  LVV tash po e tregon agjendën e vërtet sepse në vend që të merret me qeverinë ajo merret me AAK-në  duke i akuzuar si prishës të palëve”, thekson Duhanaj, për /tesheshi.com/.

sh maliqiNjohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë për mediat kosovare se koalicioni AAK – NISMA  është një hap i logjikshëm pas përçarjes së opozitës së bashkuar.

“Duke garuar së bashku AAK-ja dhe NISMA shpresojnë se do të mbeten në lojë si faktorë më baraspeshues ndaj Vetëvendosje-s dhe për kombinacionet pas-zgjedhore për ndarjen e pushtetit. Nëse AAK-ja dhe Nisma do të garonin ndaras në zgjedhje, do të ballafaqoheshin me rrudhjen e elektoratit, madje edhe me kapërcimin e pragut prej 5 %, kjo sidomos vlen për NISMA-n”, ka deklaruar Maliqi. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
3-vjetori i marrëveshjes me Serbinë, Thaçi: s’ishte i lehtë, por vendimi më i mirë

3-vjetori i marrëveshjes me Serbinë, Thaçi: s’ishte i lehtë, por vendimi më i mirë

Pas takimit me Fleckenstein, Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, çështje emergjente

Pas takimit me Fleckenstein, Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, çështje emergjente

Si të përgatisni tortën-Coca Cola (video)

Si të përgatisni tortën-Coca Cola (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025
Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

04/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni