Presidenti Donald Trump do të përcjellë ushtarët amerikanë dhe francezë duke marshuar së bashku përgjatë rrugëve të Parisit, të premten në një festë të dyfishtë që shënon 100 vjet që kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore dhe festën vjetore franceze të Ditës së Bastijës.
Ngjarja, në të cilën gjithashtu do të shfaqet një kalim i dyfishtë kombëtar i avionëve luftarakë të cilët simbolizojnë bashkëpunimin e sotëm ushtarak në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, vjen një ditë pas bisedimeve me presidentin francez Emmanuel Macron, dhe një darkë për dy çiftet në një restorant në Kullën Eiffel.
Kjo sjell edhe fundin e një vizite për të cilën Macron ka nevojë si një shtysë të qëndrimit të Francës në skenën botërore, dhe e cila gjithashtu mund t’i vjen si ndihmë e një udhëheqësi të SHBA-së i mbetur pa miq ndërkombëtarë, për shkak të qëndrimeve të tij mbi tregtinë e lirë dhe ndryshimet klimatike, shkruan Reuters.
Trump, gjithashtu i kërcënuar nga një hetim për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA, u shfaq të enjten për të lënë derën hapur për më shumë bisedime mbi marrëveshjen e Parisit, nga e cila ai nxorri Shtetet e Bashkuara më parë këtë vit.
Pas paradës, i pari i Francës, Macron do të niset për në qytetin mesdhetar të Nisës, ku do të marrë pjesë në përkujtimit e 1-vjetorit të aktit terrorist, kur një tunizian sulmoi me kamion një turmë njerëzish dhe la të vdekur 86 sosh. /tesheshi.com/