Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mars 1997: kur Blerim Çela propozonte konçesionin si zgjidhje për menaxhimin e piramidave

by te Sheshi
16/03/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Mars 1997: kur Blerim Çela propozonte konçesionin si zgjidhje për menaxhimin e piramidave

145 milionë dollarë dëmi efektiv i shkaktuar nga firmat piramidale sipas kryetarit të Kontrollit të Lartë të shtetit, Blerim Çela në mars të vitit 1997…

Konçesioni ngjan sikur është një term i ri, i vonë në politikën shqiptare, që së fundi lidhet pazgjidhshmërisht me qeverinë Rama.

Por jo vetëm nga Berisha në 8 vjetëshin e lënë pas të qeverisjes, konçensioni është parë si zgjidhje nga Partia Demokratike, qysh në mandatine parë të saj, ose më saktë në vitin e parë e të fundit, të mandatit të dytë qeverisës. Ishte marsi i vitit 1997 kur Shqipëria ishte mbërthyer nga kaosi pasi firmat piramidale ishin drejt fundit.

Blerim Çela ishte asokohe kryetar i Kontrollit të Lartë të shtetit, i ngarkuar nga parlamenti për të asistuar ekspertët e prokurorisë për të bërë bilancin e situatës me firmat piramidale.

Ai paraqitit një raport në parlament ku ka detaje interesante nëpër shifrat që ai paraqet. Në fund të raportit të tij, ai jep disa opsione për zgjidhje ku shihet si mundësi edhe konçesioni si zgjidhej për të shpëtuar paratë i firmave piramidale.

Fjala e Blerim Çelës:

Shifrat që unë do të raportoj këtu nuk përbëjnë më një kuriozitet, por për efekt  të diskutimit të tyre në Parlament e të masave që ai duhet të marrë, kanë rëndësinë e tyre të padiskutueshme. I kam thënë dhe një herë në televizion, kështu që nuk dua të zgjatem. Shuma e dëmit efektiv është 145 milionë dollarë. Nëse do t’i bënim një koment pasqyrës, ku paraqiten lëvizjet e depozitave, të interesave, rikapitalizimeve, mbylljes së kontratave, vleftave të tyre, numrit të depozituesve, vërejmë që firma ka punuar sipas një skeme piramidale. E ka vazhduar veprimtarinë në muajin janar 1996 me 6 milionë dollarë gjendje dhe 155 milionë dollarë detyrime, ose me një borxh prej  149 milionë dollarë.

Nëse njerëzit nuk do të fillonin të depozitonin në muajin shkurt e më pas, firma do të falimentonte që në janar 1996. Depozitat e shpëtuan atë nga falimenti, i zgjatën jetën dhe 12 muaj të tjerë. Ethet e fitimit ishin bërë aq të forta, saqë edhe kur paralajmërimet e para u dhanë në tetor 1996 nga Ministri  i Financave e në nëntor u krijua Komisioni i Transparencës dhe këto firma po viheshin seriozisht në dyshim, njerëzit ruajtën për fat të keq intensitetin e depozitave. Vetëm për muajt nëntor-dhjetor 1996 u futën 156 milionë dollarë, u mbyllën kontrata me një vlerë prej 147 milionë dollarësh ose 9 milionë dollarë më pak se depozitat. Por u paguan dhe 62 milionë dollarë interesa ose 210 milionë dollarë pagesa në 156 milionë arkëtime.

Faktori kryesor i shembjes së piramidës ishte pagesa e interesave. Ja si paraqitet dinamika në tremujorë:

– Në tremujorin e parë të vitit 1996 firma, përveç detyrimit të vitit të kaluar, depozitoi 35 milionë dollarë dhe pagoi 37 milionë. Ose nga thesari prej 6 milionë dollarësh gjendje, pakësoi edhe 2 milionë dollarë.

– Në tremujorin e dytë u depozituan 191 milionë dollarë dhe u paguan 174 milionë, duke rritur gjendjen e kapitalit në thesar në 14 milionë dollarë.

– Në tremujorin e tretë, që ishte dhe periudha e lulëzimit të firmës, u depozituan 217 milionë dollarë dhe u paguan 153 milionë dollarë, me një tepricë prej  64 milionë dollarë.

– Në tremujorin e katërt erdhi shembja, sepse rezultati u përmbys nga pagesa  e interesave. Kështu depozitat u siguruan në 214 milionë dollarë, ndërsa pagesat ishin 280 milionë dollarë ose me një minus prej 66 milionë dollarësh. Duke shtuar dhe detyrimin prej 156 milionë dollarësh që firma kishte në fillim të vitit, si dhe duke zbritur 25 milionë dollarë rikapitalizime, del dëmi i vërtetë prej 145 milionë dollarësh. Pra, nga  814 milionë dollarë të depozituar, janë tërhequr 645 milionë. …

Kam bindjen se jo e gjithë pasuria personale e drejtuesve të firmës është sekuestruar. Prandaj Prokuroria duhet të lëvizë mirë në këtë drejtim, bile duke  kërkuar dhe konfiskimin e pasurisë së Shemsie Kadrisë jashtë shtetit. Pasuria e firmës, tashmë pronë e kreditorëve, do të rritej ndjeshëm. Duke i shtuar kësaj edhe 5 milionë e 900 mijë dollarë të dhëna hua 33 personave, pasi të dokumentohet mirë  nga ekspertët dhe hetimet e Prokurorisë, pasuria do të rritej dhe më shumë në favor të kreditorëve. Kam bindjen se vlera e tregut të këtyre investimeve do të jetë më e madhe sesa financimet me të cilat ato janë realizuar. Pra, gjendja do parë me optimizëm, por duhet angazhim dypalësh, nga Qeveria dhe nga kreditorët. Dhe konkretisht si deputet e si ekonomist propozoj të merren këto masa:

  1. Të trajtohet ligjërisht vetëm detyrimi i mbetur, pa interesat e paguara, në mënyrë që kreditorëve që kanë depozituar më vonë e nuk kanë marrë asnjë interes, t’u njihen të gjitha shumat bazë që kanë depozituar. Mendoj që një veprim i tillë është logjik dhe human, pasi asnjë njeri i ndershëm në situatën e krijuar nuk do të pranonte të merrte kapitale të plota kur ka tërhequr një pjesë të interesit në dëm të njerëzve të tjerë që kanë humbur kapitalet e tyre 100 %.
  2. Mendoj që të vendosen menjëherë nga Qeveria administratorë në objektet që janë në punë, si dhe në ato që janë në proces, për t’i përfunduar, duke përcaktuar nevojat për para dhe kredi bankare, e cila duhet akorduar menjëherë.
  3. Qeveria të gjejë mënyrën, qoftë dhe me një ligj të miratuar në Parlament, për të lehtësuar nga detyrimet fiskale veprimtarinë e ardhshme të asamblesë së kreditorëve dhe ta mbështesë me porosi e tendera të ndryshme.
  4. Të shikohet mundësia e dhënies së koncensioneve asamblesë së kreditorëve të kësaj firme, si për shembull, në turizëm, në shfrytëzimin e pasurive minerare apo në sektorë të tjerë që janë kompetitivë. Por theksoj se asnjë veprim nuk ka mundësi të kryhet po nuk lëvizën vetë kreditorët për të krijuar asamblenë dhe këshillin drejtues të saj, i cili do të hyjë në tratativa me Qeverinë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Mendoj se këto ide do të pasurohen me diskutimet e deputetëve, të cilët janë të shqetësuar seriozisht për zgjidhjen e vështirësive ekonomike të kreditorëve të “Gjallicës”. Listat unë mendoj se duhet t’i botojë Prokuroria, ose të m’i japin të gjitha mua dhe unë jam i gatshëm t’i botoj pa asnjë lloj ngurrimi. Çfarë kam pasur, i kam publikuar, jam gati të publikoj gjithçka.

Ju faleminderit! /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord në Samitin e Sarajevës: Krijojmë tregun e përbashkët

Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord në Samitin e Sarajevës: Krijojmë tregun e përbashkët

Njihuni me emigrantin afgan që ka një aftësi të veçantë në pikturë

Njihuni me emigrantin afgan që ka një aftësi të veçantë në pikturë

Dy ekipe belge në tetë më të mirat e Ligës së Europës, futbollin italian nuk e përfaqëson asnjë

Dy ekipe belge në tetë më të mirat e Ligës së Europës, futbollin italian nuk e përfaqëson asnjë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni