Forcat izraelite arrestuan të martën një gomar dhe pronarin e tij në fshatin Silvan, në jug të Jeruzalemit, me arsyetimin se gjoja pronari nuk kishte një licencë për posedim të gomarit.
Agjencia palestineze e lajmeve Maan News Agency raportoi se forcat izraelite, në shoqërim të autoriteteve civile izraelite, arrestuan padrejtësisht gomarin dhe pronarin e tij.
Ata gjithashtu u futën në mënyrë të dhunshme në disa ferma të palestinezëve në atë fshat, duke u shpërndarë disa pronarëve gjoba për posedimin e kafshëve të palicensuara, të lëshuara nga autoritetet izraelite. /tesheshi.com/
https://youtu.be/9LUg7hDe8AY