Një marrëveshja rajonale e cila do të hyjë në fuqi nga 1 korriku, të lejojë çmime dukshëm më të ulëta për roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo u nënshkrua në një samit tjetër dixhital për Ballkanin Perëndimor në Beograd.
Në fazën e parë, roaming do të reduktohet me 27 për qind nga 1 korriku i tanishëm e deri më 1 korrik 2021, pritet që roaming-u të përfundojë plotësisht për Ballkanin Perëndimor.
Sipas marrëveshjes, çmimi për minutë nuk mund të jetë më shumë se 19 cent, mesazhet me 6 cent, ndërsa çmimi maksimal për transferimin e të dhënave 18 cent, të gjitha pa TVSH. /tesheshi.com/