Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Marrëveshja BE-Turqi për kthimin e refugjatëve: Athina në panik për revolta të dhunshme

by te Sheshi
03/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Marrëveshja BE-Turqi për kthimin e refugjatëve: Athina në panik për revolta të dhunshme

Qeveria greke po përgatitet për të përballuar dhunën, në prag të zbatimit të marrëveshjes së rëndësishme midis Bashkimit Europian dhe Turqisë, që nis të hënën, e që parashikon kthimin pas të refugjatëve e emigrantëve sirianë në Turqi. Kthimi masiv i njerëzve ka sjellë pakënaqësi mes vetë refugjatëve, mirëpo është kritikuar edhe nga organizata ndërkombëtare, mes të cilave dhe Kombet e Bashkuara.

Revoltat dhe rebelimi i mijëra refugjatëve të bllokuar në të gjithë Greqinë ka nxitur druajtjen në Athinë për masat praktike të marra për zbatimin e marrëveshjes, e cila që tani, është kritikuar rëndë nga pikëpamja ligjore. Ishujt janë bërë vatrat kryesore të fokusimit të qeverisë, pasi pikërisht në këta ishuj ku refugjatët jetojnë në një gjendje të mjerueshme, janë regjistruar revoltat e para. Pothuajse 800 persona kanë thyer qendrën e ndalimit në ishullin Kios për t’u larguar më pas.

ref

Rreth 750 emigrantë pritet të dërgohen pas në Turqi nga e hëna në të mërkurë, nga ishulli Lesbos drejt portit turk Dikili.

“Presim akte të dhunshme. Njerëzit e dëshpëruar priren të jenë të dhunshëm”, tha zëdhënësi i qeverisë për emigracionin,  Giorgos Kyritsis, për gazetën “Observer”. “E gjithë filozofia e marrëveshjes është të shmangë trafikimin në Europë nga brigjet turke, por pritet të jetë e vështirë dhe ne do të përpiqemi të kemi një qasje të butë. Këta njerëz janë larguar nga lufta, ata nuk janë kriminelë”.

Gati 24 orë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, është mësuar se Frontex, agjencia e kufijve të BE-së, nuk ka dërguar personelin e përshtatshëm për të mbikqyryr operacionin. Tetë anije të Frontex do të transportojnë burrat, gratë dhe fëmijët që mbahen në ishujt grekë dhe që janë përzgjedhur për deportim, në udhëtimin mbrapsht përmes Egjeut. Këta persona nuk kanë arritur të fitojnë azilin, pas përshpejtimit të procedurave në rastet e tyre. Por, rreth 2300 zyrtarë që BE-ja kishte premtuar të dërgonte në Greqi, nuk kanë mbërritur. Vetëm 200 persona janë në krye të detyrës, pranon zëdhënësi i qeverisë greke.

ref 2

“Jemi ende në pritje të ekspertëve ligjorë dhe përkthyesve e ata thanë se do na i sillnin”, shton ai. “Madje, edhe personeli i Frontex nuk ka mbërritur ende”.

Ndihma humanitare gjithashtu është e paktë në Greqi, e nuk ka mbërritur në kohë ashtu si edhe personeli. E kjo me rezultatin që vendi në prag të falimentimit duhet të menaxhojë i vetëm krizën dhe fluksin e vijueshëm të refugjatëve me fonde shumë të kufizuara nga buxheti i shtetit.

Të shtunën burimet e pakta ishin të dukshme ndërsa shpërtheu kaosi në Kios, ku të ndalurit që i trembeshin deportimit të menjëhershëm, protestuan duke u shpërndarë në të gjitha drejtimet, duke çarë telat me gjemba që rrethon qendrën në ishull. Në dëshpërim e sipër ata iu drejtuan portti të ishullit. Në këtë vrapim pa rregulla, tre refugjatë janë goditur ndërsa policia u përpoq të përmbajë turmën me armë e gaz lotsjellës. Kampi, një uzinë riciklimi, u shkatërrua i gjithë, që nga kabinat e deri tek pajisjet e marrjes së gjurmëve të gishtave.

ref 3

“Nëse më dërgojnë mbrapsht në Turqi, do të hidhem vetë bashkë me familjen në det”, thotë Mustafa, një sirian që pret me gruan dhe fëmijët në portin e Kiosit. “Kemi shkuar nga ferri në ferr”, thotë ai.

“Kjo është ajo që ndodh kur ke vetëm 30 policë që ruajnë 1600 refugjatë të vendosur për të dalë jashtë”, thonë dëshmitarët . Autoritetet e kapura nga paniku janë detyruar të shmangin itinerarin e trageteve të përditshme me frikën se mund të sulmohen.

Me tensionin në rritje në Lesbos, ishulli i Egjeut që ka pritur valën më të madhe të fluksit dhe në Idomeni në kufirin greko-maqedonas ku ndodhen 11 mijë refugjatë të bllokuar, organizatat e ndihmave paralajmërojnë për një bombë me sahat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 52,147 refugjatë u ndaluan në vend vetëm gjatë fundjavës, 6129 prej tyre të regjistruar në ishujt e Egjeut.

Apelet e Athinës ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të rihapur rrugën e Ballkanit ranë në vesh të shurdhër.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Motoçikleta që kthehet në një varkë (video)

Motoçikleta që kthehet në një varkë (video)

Negociatori i BE-së Vannhaute: Në Maqedoni shtetin e udhëheq partia dhe jo qeveria

Negociatori i BE-së Vannhaute: Në Maqedoni shtetin e udhëheq partia dhe jo qeveria

Shifrat: tatimet në Shqipëri vunë 116 milionë euro gjoba në një vit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni