Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MARRËVESHJA/ Shuarja e zjarrit të luftës në Nago-Karabak: cili ishte roli i Turqisë?

by te Sheshi
12/11/2020
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
MARRËVESHJA/ Shuarja e zjarrit të luftës në Nago-Karabak: cili ishte roli i Turqisë?

Qarqet zyrtare, media dhe publiku në Turqi e kanë mirëpritur gjerësisht nënshkrimin e marrëveshjes së paqes dhe ndërprerjen e luftimeve që zgjatën për javë me radhë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Jerevani, Baku-ja dhe Rusia njoftuan dy ditë më parë se ishte arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në rajonin e Nago-Karabakut, e cila parashikon kthimin e territoreve të okupuara te Azerbajxhani dhe vendosjen e paqeruajtësve rusë, pasi forcat e Azerbajxhanit përshpejtuan ritmin e afrimit me pjesë të mëdha të rajonit.

Ndërsa media turke raportoi për marrëveshjen si një fitore për Azerbajxhanin dhe një sukses në çlirimin e territoreve të saj të okupuara me dekada, aktivistët folën për marrëveshjen si fitoren e Ankarasë, pasi ajo konsiderohet një partner kryesor në luftime.

Sidoqoftë, teksti i marrëveshjes, i cili bën thirrje për vendosjen e vetëm forcave ruse në rajon, ngriti pikëpyetje në lidhje me rolin e Turqisë në marrëveshje dhe pikëpamjen e saj nëse zhvillimet aktuale konfirmojnë efektivitetin e politikës “së ashpër” që ajo ka ndjekur?

Forcat turke në rajon

Kësaj pyetje iu përgjigj Rasul Tusun, një nga udhëheqësit e AK Parti, i cili konfirmoi se skicat e marrëveshjes u përcaktuan nga një pakt midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin një ditë para nënshkrimit.

Tusun konfirmoi se Turqia do të marrë pjesë në njësitë paqeruajtëse së bashku me forcat ruse dhe se oficerët turq do të jenë në qendrën e monitorimit të armëpushimit.

Ish-parlamentari Tusun tha se fitorja e Azerbajxhanit është gjithashtu fitorja e Turqisë. “Marrëdhënia jonë me Azerbajxhanin është vëllazërore dhe ne jemi një komb në dy shtete,” tha ai.

“Marrëveshja përmban një pikë shumë të rëndësishme për ne, që është krijimi i një korridori tokësor që lidh Azerbajxhanin me rajonin Nakhchivan. Kjo do të thotë që Azerbajxhani do të lidhet me Turqinë me tokë për herë të parë, gjë që disa vende janë përpjekur të parandalojnë. Kjo, natyrisht, mund të konsiderohet me fitoren gjeostrategjike të Turqisë, ”shtoi ai.

Kanalet e komunikimit

Nga ana e tij, një burim nga Zyra e Komunikimit e Presidencës Turke konfirmoi se “marrëveshja e arritur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ndoqi iniciativat turke dhe ruse nga fillimi i konflikteve të fundit”.

“Dispozitat e marrëveshjes janë jashtëzakonisht të përshtatshme për Azerbajxhanin dhe Turqinë, veçanërisht sepse ato i japin Azerbajxhanit një korridor që lidhet drejtpërdrejt me Turqinë dhe kthen territoret e pushtuara nga Armenia,” tha ai.

Ai shpjegoi se qëllimi kryesor për momentin është sigurimi i integritetit të territoreve azerbajxhanase. Ankaraja do të mbetet në kontakt dhe koordinim me Baku-në  në mënyrë që të pengojë çdo kërcënim të ardhshëm të guerileve armene në territorin e Azerbajxhanit, siç e përshkroi ai.

Ai vuri në dukje se marrëveshja gjithashtu i dha mundësi Turqisë të bëhet një fuqi me ndikim në Kaukazin e Jugut dhe të ketë një pozicion më të fortë në çështjet e energjisë, pasi Azerbajxhani është i rëndësishëm për Turqinë për sa i përket sigurisë së energjisë.

Sipas burimit, zbatimi i marrëveshjes nënkupton hapjen e kanaleve të komunikimit ekonomik midis Turqisë dhe Azerbajxhanit, si dhe me Uzbekistanin, Kazakistanin dhe Turkmenistanin, deri në Taxhikistan, Afganistan dhe Pakistan, të gjitha pa kaluar përmes Iranit.

Rajoni i Nakhchivan

Para marrëveshjes, hyrja në rajonin Nakhchivan kërkonte kalimin ose përmes Iranit ose përmes Armenisë. Ndërsa tani, pasi të rikthehet kontrolli i rajonit, Azerbajxhani do të lidhet gjeografikisht me Turqinë me një vijë kufitare 23 kilometra të gjatë dhe komunikime të gjera 8 kilometra.

Rajoni i Nakhchivan është një rajon autonom i Azerbajxhanit dhe ndodhet midis Armenisë, Iranit dhe Turqisë në një pllajë në jug të rajonit të Kaukazit, me kryeqytet me të njëjtin emër. Ky rajon është një nga pjesët më të izoluara të ish-Bashkimit Sovjetik, dhe turistët rrallë e vizitojnë atë.

Zona e Nakhchivan-it është rreth 5363 kilometra katrorë dhe është e prerë gjeografikisht nga pjesa tjetër e Azerbajxhanit, së cilës i përket. Ka rreth 450 mijë banorë. Disa nga figurat e shquara që vijnë nga ky rajon janë Heydar Aliyev, ish-presidenti i Azerbajxhanit dhe Ilham Aliyev, presidenti aktual, si dhe shumë udhëheqës të tjerë të republikës.

Sipas mediave turke, tanket turke dhe forcat e tjera tokësore mund të arrijnë në Nakhchivan në një mënyrë të veçantë.

Hekurudha dhe baza ushtarake

Shtypi turk raporton se, përgjatë rrugës midis Turqisë, Nakhchivan-it dhe Azerbajxhanit, ekziston një hekurudhë në ndërtim e sipër që do të lejojë transportimin e llojeve të ndryshme të mallrave me rëndësi strategjike.

Ky lajm vërtetohet nga një deklaratë e mëparshme e Kirill Semenov, një ekspert i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare të Rusisë, në të cilën ai u përgjigjej rasteve të granatimeve armene të rajonit Nakhchivan gjatë krizës së Nago-Karabakut, duke thënë: “Këto sulme mund të ndryshojnë natyrën e konfliktit”.

“Në rast se luftimet përhapen vërtet në Nakhchivan, Ankaraja mund të transferojë njësitë e saj atje, duke përdorur infrastrukturën ushtarake të Azerbajxhanit që është tashmë atje,” shtoi ai.

Sipas mediave azerbajxhanase, në një takim të mëparshëm midis ministrit turk të Mbrojtjes dhe një delegacioni të lartë ushtarak azerbajxhanas, u përgatitën dokumente shumë të rëndësishme midis Baku-së dhe Ankarasë. Të dy palët diskutuan krijimin e një baze ushtarake turke në Nakhchivan, një bastion i Azerbajxhanit në kufi me Turqinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Belgjika dëbon ekstremistët që donin të digjnin Kur’anin

Belgjika dëbon ekstremistët që donin të digjnin Kur’anin

OBSH “dorëzohet” para vaksinës ruse: negocion për Sputnik V

OBSH “dorëzohet” para vaksinës ruse: negocion për Sputnik V

Biden fiton Arizonën dhe rriti avantazhin ndaj Trump

Biden fiton Arizonën dhe rriti avantazhin ndaj Trump

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni