Kryeministrja britanike Theresa May refuzoi të cilësohej si një “Chamberlain modern”, një kryeministër i cili, një vit përpara shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, mburrej për sigurimin e paqes me Gjermaninë e Hitlerit.
Ishin disa disa deputetë konservatorë ata të cilët ia ngjitën këtë nofkë politike, duke argumentuar se plani i saj me Bashkimin Evropian, i cili do ta çojë Britaninë në e Unionit në mars 2019, do jetë një kapitullim.
I pyetur nëse e konsideron veten një “Chamberlain modern”, Theresa May tha: “Jo, dhe arsyeja për këtë është si vijon: ne do të veprojmë me kujdes”.
Reuters kujton se Chamberlain u kthye në Gjermani në 1938, duke përfunduar tekstin e një marrëveshjeje që nënshkroi me Hitlerin, të cilin ai tha se do të siguronte “paqen për kohën tonë”.
Kjo marrëveshje shpejt doli si e pavlefshme dhe konsiderohet një përpjekje e pasuksesshme për t’i vënë fre Gjermanisë.
Chamberlain, pas shpërthimit të luftës, u shkarkua në vitin 1940 dhe Winston Churchill erdhi në vendin e tij. /tesheshi.com/