Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Marrëveshja në Shqipëri që tërboi Serbinë: si komentohet në Kroaci?

Çfarë pretendon Vuçiç dhe përgjigja që merr nga Zagrebi zyrtar

by te Sheshi
20/03/2025
in Ballkani, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Marrëveshja në Shqipëri që tërboi Serbinë: si komentohet në Kroaci?
58
SHARES

Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan të martën një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, duke theksuar rëndësinë e një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

Ministrat e mbrojtjes të këtyre vendeve konfirmuan gatishmërinë dhe interesimin e tyre për ruajtjen e stabilitetit në Evropën Juglindore, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Deklarata e përbashkët obligon Kroacinë që të mbështesë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe Shqipërisë, me pikë kryesore të deklaratës rritjen e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake.

Çfarë sjell kjo marrëveshje?

Analisti i politikës së jashtme Denis Avdagiç thotë për Al Jazeera-n se këto janë gjëra të pritshme për Evropën, se të gjithë po përpiqen të gjejnë partnerë në një kohë kur prodhimi dhe blerjet ushtarake do të shtohen.

“Kroacia ka gjetur vende që kanë nevoja në segmentin ku Kroacia ka prodhim. Ky është thelbi i këtij bashkëpunimi.”

Si ka reaguar Serbia?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Kroacia dhe Shqipëria kanë hapur një garë armatimesh në rajon duke nënshkruar një marrëveshje ushtarake me Kosovën dhe theksoi se kjo paraqet një situatë serioze për Serbinë.

“Ata kanë hapur një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, sigurisht jo e lehtë, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses kundër çdo agresori të mundshëm, qoftë edhe një agresori kaq të fuqishëm”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi gjithashtu se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kroacia dhe Shqipëria shkelën marrëveshjen nënrajonale të kontrollit të armëve nga viti 1996 dhe shprehu besimin e tij se NATO-ja nuk ishte e informuar për këtë.

“Kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, por ne kemi parë nga reagimet nga Kroacia dhe disa pjesë të tjera të rajonit se ata nuk janë shumë të interesuar për këtë. Jam pothuajse i sigurt se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as që u është thënë se cilat marrëveshje janë shkelur”, tha Vuçiç.

Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashiç vlerësoi se nënshkrimi i memorandumit trepalësh ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin në mbrojtje “pa konsultime me Beogradin, paraqet konfirmim të korrektësisë së investimit strategjik në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura Serbe”.

“Kjo është një iniciativë provokuese e vendeve fqinje që bie ndesh me përpjekjet për forcimin e sigurisë rajonale”, tha Gashiç, duke përsëritur qëndrimin se Kosova është “një krahinë autonome brenda Serbisë”, edhe pse Kroacia dhe Shqipëria e njohin atë si shtet të pavarur.

Për çfarë marrëveshjeje po flet Vuçiç?

Analisti i politikës së jashtme, Avdagiç beson se historia e Aleksandër Vuçiçit dhe ajo që po thuhet në Beograd nuk ka të bëjë me atë marrëveshje.

“Ata po flasin për një memorandum të vitit 1996, i cili në fakt rendit vetëm llojet dhe sasitë e armëve që mund të kishte në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia. Pra, si zakonisht, më duket se ka shumë dramë që vjen nga Beogradi.”

Ai shton se askush nuk po e ndalon Serbinë të punojë në “lidhjet e industrisë së sigurisë, të bashkëpunojë në prodhim dhe shitje”.

“Në fakt, prodhimi serb në aspektin ushtarak është i pakrahasueshëm për Kroacinë dhe është i pakrahasueshëm si në raporte sasiore ashtu edhe në lloje të prodhimit, kështu që nuk e kuptoj pse dikush në Serbi duhet të shqetësohet për këtë marrëveshje në këtë moment. Ata, natyrisht, do ta paraqesin atë në një mënyrë ose në një tjetër, kryesisht në kontekstin e, mund të themi, një urrejtje politike, e cila është shpeshherë e llojit të përbashkët që prodhohet dhe nuk ka kuptim që Serbia të urdhërojë apo të kundërshtojë dikë në rajon, ashtu siç nuk bën askush tjetër në drejtimin tjetër”, beson Avdagiç.

Cili është reagimi i Kroacisë?

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, deklaroi se “e kupton që në Serbi po mundohen të kërkojnë probleme diku tjetër, por se nuk janë në memorandumin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, të cilin e kanë nënshkruar Kroacia, Kosova dhe Serbia”.

“Është një memorandum i bashkëpunimit të përbashkët, nuk ka karakter armiqësor në të, kështu që e kuptoj që tani duhet të kërkojnë probleme diku tjetër, por nuk ka në këtë tekst”, tha Plenkoviç.

Ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiç, duke komentuar reagimet nga Serbia, ka theksuar se koha kur Zagrebi duhej të kërkonte pëlqimin e Beogradit për vendimet e veta, ka kaluar.

“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë i lejohej të bënte dhe si duhet të vepronte, dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë. Ne jemi qenë një shtet sovran për 35 vjet, kemi kaluar nëpër pesë vjet agresioni dhe një politikë që propagandonte një narrativë të tillë. Kroacia do të nënshkruajë deklarata me ata që dëshiron, dhe do të shkruajë për shkëmbimin e njohurive ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën”, shkroi ai në X.

Kush është përfituesi më i madh i marrëveshjes?

Avdagiç beson se të gjithë janë fitues me këtë marrëveshje, sepse, kur “bashkëpunon në çfarëdo kuptimi, kjo do të thotë se secili gjen arsyet e veta pse është e dobishme”.

“Përafërsisht mund të themi se çdo marrëveshje, e çfarëdo lloji, është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, duke qenë se ato nuk kanë statusin e anëtarit të OKB-së, kështu që nëse kërkojmë përfituesin më të madh dhe primar, ndoshta mund të themi se është Kosova. Mendoj se secili do ta përdorë në mënyrën e vet”, përfundon Avdagiç. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Si u mburr Trump me armëpushimin në Gaza dhe më pas e la të dështonte

Si u mburr Trump me armëpushimin në Gaza dhe më pas e la të dështonte

Kolapsi në qiell: se ç’po ndodh mbi Evropë?

Kolapsi në qiell: se ç’po ndodh mbi Evropë?

Armët që amerikanët pritet t’i shesin aleatit arab

Armët që amerikanët pritet t’i shesin aleatit arab

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni