Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Marrëveshja e gazit dhe vizita e Lavrovit: a zgjodhi Serbia anën?

Interesante që Dita e Rusisë këto kohë të kremtohet në Beograd

by te Sheshi
01/06/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Marrëveshja e gazit dhe vizita e Lavrovit: a zgjodhi Serbia anën?

Në mënyrë disi triumfuese, presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi “urbi et orbi” se pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ai siguroi furnizimin e pandërprerë dhe ende shumë të favorshëm të vendit të tij me gaz natyror.

“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe kemi prekur disa gjëra. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas dhjetë vjetësh më 31 maj. Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë, të cilët janë shumë të favorshëm për Serbinë”, shpjegoi Vuçiç.

Kjo bisedë, e zhvilluar në mes të agresionit rus kundër Ukrainës, është interpretuar në mënyra të ndryshme, madje edhe pretendimi i presidentit serb se Serbia do të marrë gaz shumë më të lirë se çmimi për blerësit në Evropë, nuk i ka bindur kritikët e ekzicionimit politik të Vuçiqit pët kursin e duhur gjeopolitik.

“Nëse realizojmë gjithçka nga marrëveshja me Putinin, do të kemi një dimër të sigurt për furnizimin me gaz dhe pas bisedimeve me Gazprom për sasitë, do të mund të themi saktësisht se sa do të na kushtojë metri kub mesatar. Në këtë moment do të ishte tre herë më pak, ndërsa në dimër do të jetë 10-12 herë më pak se sa do të paguajnë të tjerët në Evropë”, tha Vuçiç.

Dimensioni politik i çmimeve të gazit

Nëse marrim parasysh një vizitë të paralajmëruar të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavorov në Beograd në fillim të javës së ardhshme, lind pyetja se si të interpretohet kjo prani e fortë ekonomiko-diplomatike ruse në Serbi dhe më e rëndësishmja nëse Serbia, ndoshta ende jozyrtarisht, zgjodhi Rusia dhe jo Perëndimin?

Analisti politik serb Dushan Janjiç, kur flet për çmimin e gazit rus, qëllimisht thekson “dimensionin politik” të tij. Kur krahas kësaj merret parasysh dhe vizita e paralajmëruar e Sergei Lavrov, atëherë “i verbëri” mund të lexojë se si u dërguan sinjale të qarta politike.

“Po flasim për çmimin politik, kështu që ambasadori rus në Beograd tashmë ka thënë qartë se ky është vazhdimësi e bashkëpunimit siç ka qenë deri më tani. Pra, ardhja e Lavrovit për të festuar Ditën e Rusisë në Beograd është padyshim një shenjë e qartë se për sa i përket Rusisë, ajo e konsideron Serbinë aleatin e saj më të ngushtë në këto kohë, sepse mbani në mend, ka pak vende ku Lavrov mund të shkojë tani dhe të shënojë Ditën e Rusisë atje”, thotë Janjiç.

Serbia, vështirë se mund të mbijetojë pa BE-në

Ndjenjat që prodhohen sistematikisht ndaj Rusisë, si rregull, shkojnë me ndjenjën se Bashkimi Evropian është i panevojshëm. Prodhimi i emocioneve të tilla mund të jetë vetëm katastrofik dhe i dëmshëm, thotë intelektuali i pavarur Filip David, sepse sipas tij, Serbia vështirë se mund të mbijetojë ekonomikisht pa ndihmën e Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, kjo është vetëm një gjendje konfuzioni i përgjithshëm, sepse nga ana tjetër Serbia vështirë se mund të mbijetojë ekonomikisht pa ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse gjithçka që është bërë në Serbi vitet e fundit në investime dhe ndihmë dhe pa kushte, ka ardhur nga BE-ja dhe kjo është një gjë e njohur”, thotë David. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
A do ta ndryshojë Zirconi rus rrjedhën e luftës në Ukrainë?

A do ta ndryshojë Zirconi rus rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Gjermani: ç’është bileta 9 euro në muaj?

Gjermani: ç’është bileta 9 euro në muaj?

Ukraina: Europa flet për negociata, SHBA për luftë!

Ukraina: Europa flet për negociata, SHBA për luftë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni