Një burrë 90-vjeçar nga rrethi Acipayam i Turqisë vdiq një ditë pas vdekjes së gruas së tij, me të cilën ai ishte martuar për 70 vjet.
Fatmana Demirel, 90 vjeçe, e cila jetonte në Kelekci, vdiq dy ditë më parë nga një sulm në zemër.
Burri i saj Ahmet Demirel, po ashtu 90 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër një ditë pasi varrosi gruan e tij.
Trupi i tij u varros pranë saj në varrezat e Kelekci.
Anëtarët e familjes thonë se çifti ishte 70 vjet i martuar dhe se Ahmet tha në funeral se nuk mund të duronte dhimbjen e vdekjes së gruas së tij. /tesheshi.com/