Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Marko Bello: Ky parlament na ofron vetëm paaftësi, mediokritet, më në fund dhe kriminalizim

by te Sheshi
16/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Marko Bello: Ky parlament na ofron vetëm paaftësi, mediokritet, më në fund dhe kriminalizim

Nga Eva Gjura

Megjithëse nuk është më pjesë në politikën aktive, ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet politike të ditës në vend. Gjatë një interviste për ‘tesheshi.com’ , z. Bello jep mendimin e tij për të gjitha zhvillimet që po ndodhin ditët e fundit në Shqipëri dhe që kanë marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik. Duke u ndalur tek zgjedhja e kandidaturave për pushtetin vendor nga ana e Partisë Socialiste, z. Bello shprehet se selia rozë po i zgjedh këto kandidatura në mungesë të plotë të transparencës dhe pas asnjë konsultim me bazën. Gjithashtu z. Bello jep mendimin e tij edhe për mënyrën sesi PS po sillet me partitë e aleate, duke ju dhënë atyre më shumë sesa  ju takon nga torta e pushtetit vendor. Kriminalizimi i parlamentit dhe administratës së lartë është një tjetër pikë për të cilën kemi marrë mendimin e z. Bello. Ai shprehet se, nëse sot kemi një parlament me numrin më të lartë të deputeteve që kanë rekorde kriminale apo probleme me ligjin, kjo është vetëm për faj të kryetarëve të partive që kanë përpiluar listat e zgjedhjeve parlamentare.

Partia Socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve të saj për pushtetin vendor.  Një përzgjedhje, e cila nuk po kalon pa debate dhe qefmbetje, kam parasysh këtu deklarata e bëra nga deputeti Blushi, i cili është shprehur se këto janë kandidatet e kryetarit dhe jo të partisë, por edhe të deputetëve të tjerë si Peza dhe Vladimir Kosta, te cilët nuk janë pajtuar me kandidaturat e zgjedhura nga PS.  Cili është komenti juaj, si ju duket kjo fazë e përzgjedhjet se kandidaturave?

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të PS-së për në zgjedhjet vendore ka qenë një proces i mbyllur, i bërë nga një rreth i ngushtë, në mungesë të plotë të transparencës dhe aspak i konsultuar me anëtarët dhe simpatizantët e partisë në bazë. Mungesa e frymës demokratike, e debatit dhe diskutimeve për të konkluduar në kandidatura sa më përfaqësuese, janë vetëm disa nga të metat që janë vënë re gjatë kësaj periudhe parazgjedhore. Për pasojë, mendoj se pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë më e vogël, ndërsa rezultatet larg pritshmërisë dhe euforisë që ka kapur lidershipin e partive politike shqiptare…

Partia Socialiste duket se është treguar shume bujare me aleaten e saj LSI duke i lënë një numër të konsiderueshëm bashkish dhe janë bashki me rëndësi. A mendoni se kjo do të shtojë pakënaqësitë në bazën socialiste?

Kur  je në aleancë me parti të tjera, sigurisht që do të lëshosh nga vetja për të arritur kompromisin dhe garantuar mbledhjen e sa më shumë votave. Në këtë kuptim, Partia Socialiste është dashur të pranojë tërheqjen nga disa zona në favor të aleatëve, duke siguruar mbështetjen e tyre në zona të tjera. Mirëpo, fatkeqësisht, lidershipi i PS-së është treguar pragmatist më tepër nga sa është dashur, duke  “braktisur” elektoratin e vet në disa bashki me peshë, si Berati, Kuçova, Pogradeci etj., në favor të aleates së saj, LSI. Ka qejfmbetje pa diskutim, por më e rëndë akoma është mënyra sesi janë përzgjedhur kandidatët. Në vend të një ballafaqimi dhe rivaliteti brenda spektrit të majtë, me qëllim përzgjedhjen e potencialeve më të mira, është preferuar një ndarje  elektorale e shpejtuar, duke i konceptuar bashkitë si thela të një torte, për të ëmbëlsuar dikë, pa u thelluar nëse është bërë një zgjedhje e qëlluar, apo thjesht është kënaqur oreksi i një partie apo tjetre. Pa program, vizion, debat për zhvillimin e qyteteve të vendit në vitet që do të vijnë. Këto difekte e mbajnë larg dhe të painteresuar qytetarin.

Tashmë nuk merret vesh kush është koalicion i majtë dhe kush i djathtë pasi partitë për interesat e tyre kalojnë sa majtas – djathtas, gjithçka mund të ketë por vetëm programe jo. Si e shikoni kalimin FRD-së dhe të PDIU-së tek e majta kur vazhdimisht janë shprehur se ato janë parti të djathta?

Sigurisht që çdo parti kërkon të ketë një koalicion sa më të gjerë, me synimin për të garantuar fitoren, por ekzagjerimet janë të dëmshme. Nëse programet, filozofia, ideologjia e partive kanë ndryshime të mëdha, bashkimi mbetet  thjesht një bashkim mekanik. Në rastin më të keq, bashkimi realizohet midis liderëve, por ai vështirë se mund të shtrihet edhe poshtë tek qytetari.

Në këto vite demokraci kemi dëgjuar të flitet për shumë nisma të mëdha siç ka qenë hapja e dosjeve, apo lufta ndaj korrupsionin etj., por që nuk u bë asgjë, e tashmë kryefjala e diskutimit politik sidomos në parlament është dekriminalizmi. Mendoni se po ndodh vërtet, apo kjo është shashka e rradhës dhe asgjë më shumë?

Është një pyetje interesante që në mënyrë retorike na sjell ndërmend shumë nisma të mëparshme që kanë mbetur në kalendat greke, pra janë harruar, ose nuk kanë marrë jetë asnjëherë. Kanë shërbyer thjesht për të zhvendosur vëmendjen nga problemet akute të ditës dhe shqetësimet dhe preokupimet e zgjedhësve. Gjithsesi, është goxha e rëndë të flasësh sot për një proces dekriminalizimi të parlamentit ose administratës së lartë të shtetit, çka tregon se elementë me të kaluar kriminale, ose të përfolur si të tillë, pasi janë pasuruar dhe kanë kompromentuar politikën dhe blerë pafajësinë në gjyqësor, tanimë me guxim kanë zënë vend dhe janë ulur në tryezën e lartë të vendimmarrjes politike në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër, një vërshim kaq i madh të inkriminuarish nuk ka mundur të përfshihet në politikë, çka tregon jo vetëm komprometimin e partive politike, por edhe mosfunksionimin e filtrave të shoqërisë dhe brishtësinë e institucioneve ligjzbatuese.

Duke mbetur tek dekriminalizimit, pse erdhëm në këtë pikë diskutimi, a mendoni se ka emra konkret si fajtor për futje e këtyre të kriminalizuarve në politikë?

Nëse sot po flitet jo vetëm në Shqipëri, por edhe strukturat e BE-së për domosdoshmërinë e dekriminalizimit të politikës, pastrimin e saj nga të korruptuarit dhe dënuarit për vepra të rënda penale, “merita” u takon liderëve të partive politike, atyre që kanë në dorë  përpilimin e listave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Duke humbur frymën demokratike, garën dhe debatin brenda tyre, partitë politike shqiptare janë katandisur sot në parti të një njeriu, i cili “bën ligjin”, duke vendosur për çdo gjë dhe çdo njeri. Ky degradim brendapartiak ka sjellë gradualisht inkriminimin e strukturave shtetërore, në krye të të cilave kanë mbërritur gjithfarë individësh, që janë pasuruar nëpërmjet mjeteve kriminale dhe në thyerje të rregullave dhe ligjeve…

Ju nuk jeni pjese e Kuvendit tani, por keni një eksperiencë të gjatë në politikën aktive. Cili është gjykimi juaja për këtë parlament ?

Nuk do të kisha aspak dëshirë të komentoj mbi përbërjen dhe cilësinë e parlamentit aktual, por duke qenë se bëhet fjalë për institucionin më të lartë të një Republike Parlamentare sikurse është Shqipëria, mund të them se mbetet një zhgënjim i madh për shumicën e shqiptarëve, të cilët ndihen keq teksa shohin mënyrën e sjelljes dhe veprimit të anëtarëve të tij. Politikanë grindavece, që më shumë se hallet e qytetarëve dhe interesat e vendit, preokupohet për interesat e veta meskine…Paaftësi, mediokritet dhe  më në fund edhe kriminalizim…Më keq nuk ka ku të shkojë.

Brukseli ka vënë theksin sërish tek drejtësia duke u shprehur se Shqipëria ka probleme me sistemin e drejtësisë. Pse nuk po funksionon siç duhet sistemi i drejtësisë tek ne, çfarë është ajo që na pengon ne të kemi institucione të  drejtësisë si në çdo vend të Europës ?

Pushteti gjyqësor është sot gangrena e krejt sistemit: nga njëra anë është ndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë për ta kontrolluar atë, e nga ana tjetër korrupsioni në radhët e një pjese të gjyqtarëve dhe prokurorëve ia kanë ulur ndjeshëm reputacionin, besueshmërinë dhe integritetin sistemit të drejtësisë. Të gjithë flasin për nevojën e reformimit të gjyqësorit, por shumë pak bëhet për ta adresuar konkretisht situatën në këtë drejtim. Personalisht mbetem skeptik dhe nuk mendoj se kjo klasë politike mund ta reformojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Krerët e Preshevës: Thaçi të vijë edhe në Luginë, jo vetëm në Beograd

Krerët e Preshevës: Thaçi të vijë edhe në Luginë, jo vetëm në Beograd

Kanceri i stomakut, një mënyrë e re për të zbuluar nëse jeni prekur apo jo

Kanceri i stomakut, një mënyrë e re për të zbuluar nëse jeni prekur apo jo

Klopp mund të bëhet “Mourinho” i Arsenalit

Klopp mund të bëhet "Mourinho" i Arsenalit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni