Gjykatësit francezë kanë vendosur të bllokojnë pagesën prej 2 milionë euro në subvencionet shtetërore për partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.
Informacioni u konfirmua më vonë nga kjo e fundit, duke thënë se partia e saj ishte “përballur me një kërcënim vdekjeje”.
Në Francë, shpjegon Reuters, partitë politike marrin subvencione publike, dhe shuma varet nga treguesit e tyre në votime.
Por Gjykata ka vendosur ta bllokojë shumën e 2 milion eurove, duke theksuar frymën e saj politike anti-emigracion, si dhe një keqpërdorim të fondeve.
Le Pen ka kritikuar në mënyrë të përsëritur gjyqtarët dhe bankat gjatë viteve të fundit, duke thënë se ata qëllimisht ndëshkojnë partinë e saj. /tesheshi.com/