Marina amerikanë është pajisur me anijen Destroyer USS Zumëalt, i cili është më i madhi, më i shtrenjti dhe teknikisht shkatërruesi i çeliktë më i avancuar në botë.
Është i pari prej gjeneratës së shkatërruesve, kurse General Dynamics, kompania me të cilën Marina ka nënshkruar marrëveshje, ia ka dorëzuar ekuipazhit për testim.
Anija do të mund të përdoret në tetor në Baltimore, e deri atëherë kapiteni James Kirk dhe ekuipazhi i tij do të testojnë sistemet e avancuara të saj.
“Ekuipazhi i Zumwalt është e ushtruar me muaj për t’u përgatitur për këtë ditë”, ka thënë kapiteni, duke shtuar se ekuipazhi numëron 143 anëtarë.
Destroyer-i është i gjatë 186 metra, me peshë 15.700 tonë. Ka formën e këndit të mprehtë, e për këtë arsye është 50 herë më vështirë të detektohet nga radari; karikohet me rrymën të cilën e prodhojnë turbinat, ngjashëm me ato të Boeing 777. Kjo armë është e ideuar për të gjuajtur objektivat në largësi deri 160 kilometra.
Pritet që shpenzimet totale të Zumëalt të kapin shumën prej së paku 4,4 miliardë dollarë.
Anija Zumwalt do të ketë bazën e saj në San Diego dhe do të duhej të ketë rol në planet e qeverisë amerikane në “ribalancim të forcave” në Azi dhe Oqeanin e Qetë, ku Kina gjithnjë më tepër po tregon forcën e saj ushtarake.
Zumwalt ka marrë emrin prej admiralit amerikan, Elmo Zumwalt. /tesheshi.com/