Shumë femra dhe meshkuj janë të dhënë pas aromës së parfumeve, aq sa nuk dalin thuajse asnjëherë nga shtëpia pa vendosur parfumin e tyre të preferuar. Më poshtë, keni disa udhëzime se si ta bëni parfumin, që aroma e tij të qëndrojë më gjatë në lëkurën tuaj.
- Spërkatuni me parfum pas dushit, kur poret e lëkurës janë ende të hapura.
- Hidratoni lëkurën, pasi sa më e hidratuar të jetë ajo, aq më shumë do të zgjasë aroma e parfumit.
- Përdorni një krem me të njëjtën aromë.
- Mos i fërkoni kyçet me njëra-tjetrën, pasi molekulat e parfumit do të shtypen.
- Aplikojeni në vendet e duhura, në pulsin e dorës, pas veshëve dhe në qafë.
- Mbajeni në një vend të freskët dhe të thatë, që të jetë larg dritës së diellit.
- Spruconi pak në një furçë dhe më pas krihni flokët, kështu që edhe flokët do të kenë aromën e parfumit. /tesheshi.com/