Më 15 tetor do të zhvillohet “gjysmë maratona” e organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Regjistrimet për këtë event vijojnë ende, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga eventi sportiv me përmasa ndërkombëtare.
Çdo qytetar i apasionuar pas vrapimit mund të regjistrohet në maratonaetiranes.al dhe të bëhet pjesë e garës në një nga kategoritë në të cilat do të zhvillohet maratona. Afati i fundit për regjistrimin në maratonë është data 08.10.2017.
Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.
Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza, raporton TCH.
Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “we too”, gara për persona me aftësi ndryshe. /tesheshi.com/