Diego Maradona akuzon trajnerin e Argjentinës për mosgrumbullimin e Higuain në Kombëtare. El Pibe D’oro deklaroi për mediat se Sampaoli nuk duhet të jetë në vete që merr Ikardin para Higuain.
Sipas tij, është idiotësi të krahasosh Ikardin me Batistutën, pasi Gabriel ka qenë luftëtar, ndërsa Mauro, një hajdut grash.
“Vërtet Higuain mund të kishte shënuar gola të rëndësishëm, por sërish ai mbetet sulmuesi ynë më i mirë. Ikardi është në Kombëtare se e ka çuar Zaneti me ndikimin e tij aty”, u shpreh Maradona.
Ish kapiteni argjentinas mbase është ndër të paktët që e ka kritikuar trion “e frikshme” të sulmit, Messi-Dibala-Ikardi. Por në fund të ditës, ai është Maradona dhe është gjithmonë ndryshe të tjerëve. /tesheshi.com/