Diego Armando Maradona, që për shumëkënd është futbollisti më i mirë në histori, ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur së bashku me Karlos Tevezin te Boca Juniors, ekipi i famshëm argjentinas.
Mesazhit të publikuar nga Maradona në rrjetin social facebook i është bërë shumë bujë në mediat argjentinase. Në fotografinë e postuar nga Maradona vërehen dallimet 30-vjeçare të futbollit, mirëpo dëshira për të luajtur te Boca Juniors mbetet e njëjta.
Maradona ka qenë gjithnjë një përkrahës i madh i Karlos Tevezit, por kësaj here ka shkuar aq larg, sa të deklarojë se do të jepte njërin krah për të luajtur së bashku me të. /tesheshi.com/