Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Maqedonsja Mare Bojkovska: unë, krah për krah shqiptarëve në ndihmë të refugjatëve

by te Sheshi
21/01/2016
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Maqedonsja Mare Bojkovska: unë, krah për krah shqiptarëve në ndihmë të refugjatëve

Nuk janë vetëm shqiptarët ata që po “prodhojnë heronj” në valën e ndihmës së dhënë për emigrantët nga Lindja që shkelin në tokën maqedonase. Por ka dhe maqedonas, që veçmas ose krah për krah shqiptarëve, janë shndërruar në po aq heronj humaniteti, duke dhënë leksione të vyera të ndihës pa dallim, besimi apo nacionaliteti. Dhe njëra ndër to është  Mare Bojkovska, e cila të befason kur të rrëfen se si e preku realitetin e vështirë deri tragjik të emigrantëve: kur vuri këmbën në xhaminë e madhe të qytetit të saj, Kumanovës….      

Intervistoi: Mensur Krasniqi

Si paraqitet aktualisht situata e emigrantëve, më hall i ftohti, strehimi apo ushqimi?

Në krahasim me muajt e kaluar, situata e refugjatëve dukshëm është ndryshuar në drejtim pozitiv. Flas konkretisht për Tabanovcë, ku edhe vet jam e kyçur aktivisht nga muaji qershor i vitit të kaluar.

Janë vendosur tre strehimore të mëdha (shatore) në të cilat është instaluar nxemja, ka ulëse, ka edhe prej atyre kontenjerëve me nxemje që zakonisht vendosen familje me fëmijë të vegjël dhe  kategoria e njerëzve me nevoja të posaçme. Ashtu që sipas meje kushtet për refugjatët nga dita në ditë po përmirësohen.

mare1

Aktualisht, si dhe me çfarë po i ndihmoni?  

Momentalisht organizatat joqeveritare ndihmojnë në distribuimin e ushqimit, veshjet e dimrit, këpucë, batanije etj. Ndërsa unë jam anëtar i organizatës joqeveritare Legis, dhe konkretisht për neve mund të them që refugjatët i furnizojmë me donacione si veshjet e trasha dimërore, doreza, kapela, këpucë, çizme, paketime me ushqim etj.

Juve personalisht, si u gjendet mes tyre?

Unë personalisht u gjenda në këtë situatë në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, në fillimin e zhvillimit të krizës me refugjatët, ende pa u sjellur ligji që ata mund të qëndrojnë në Maqedoni për 72 orë legalisht, atëherë kur nuk e kishin të caktuar statusin e tyre në shtetin tonë. Ata nuk kishin mundësi të shfrytëzojnë transportin publik, po me aq sa e mbaj mend, të gjithë ata kanë ecur në këmbë ose me biçikleta nga Gjevgjelia deri në kufirin e Serbisë. Atëherë ata vinin në xhaminë lokale të Sinan Tatar Pashës në Kumanovë (e njohur si xhamia e madhe), ku mund të vëreheshin grupe të mëdha të njerëzve që dukeshin se nuk vijnë nga hapësirat tona.

Një ditë hyra në xhami të shoh se ç’po ndodh. Atje kishte familje me fëmijë të vegjël, dhe i pyeta: çka po ndodh, dhe çka është më e nevojshme që t’ju sjell për ndihmë. Atë ditë i bleva dy pako qumësht për fëmijët, aq sa munda t’ia lejoj vetes financiarisht. Nga ajo ditë e më tutje, deri sa është votuar ligji, shkoja dhe i vizitoja nga ora 12-14 në xhami.

Refugjatet ne xhami

Në këtë mënyrë i ndihmoja njerëzit me nevoja të posaçme, të lënduar nga xhamia në spital dhe anasjelltas. Atje u njoftova me njerëzit tjerë që pa e kursyer veten ndihmonin, dhe kështu e formuam një ekip perfekt, që çdo ditë funksiononte duke ndihmuar refugjatët në xhami.  Pas votimit të ligjit u shpërngulëm që t’ju ndihmojmë nga xhamia në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, meqë atëherë refugjatët vinin me tren. Deri sot ky ekip i përzier maqedon-shqiptarë, të bashkuar për një qëllim t’iu ndihmohet refugjatëve shumë mirë po funksionon.

A ka çaluar diçka na pasqyrimin mediatik të kësaj situate? Mos duhej bërë më shumë dhe më me objektivitet?

Për mediumet mund të them që jo vetëm në Maqedoni, por edhe në gjithë botën janë shfaqur vetëm ngjarje të këqija për refugjatët; nuk kam aq kohë të lexoj se çfarë po ndodh, por ka njerëz që m’i dërgojnë tekstet se si refugjatët e kanë bërë këtë, e kanë bërë atë, dhe më thonin: “shih se çfarë po bëjnë ata dhe t’i po i ndihmon”.

mare

Nuk e di çfarë të mendoj, mirëpo unë personalisht nuk kam asnjë përvojë të hidhur me asnjë refugjat. Gjërat që ndodhin, tekstet që plasohen, japin një pamje të keqe për këta njerëz. Në disa nga videoinçizimet, në fund shihet që janë paradisa viteve; dhe njerëzit që bëjnë telashe, nuk janë refugjatët që kanë ardhur tani në vendet e Evropës Perëndimore.

Jetojmë në një vend plot paragjykime. E ne, me anë të kësaj interviste duam të tregojmë se njerëzit zemërbardhë gjenden kudo, në çdo popull, ashtu siç ndihma për emigrantët, në Kumanovë fjala vjen, është dhënë bashkarisht me shqiptarë e maqedonas. Eshtë e vërtetë kjo pra, që dhe ndër maqedonas ka patur shumë kontributorë?

Po është e vërtetë, ndërmjet kontribuesve ka edhe maqedonas, mirëpo në krahasim me donatorët shqiptarë, përfaqësimi i donatorëve maqedonas është dukshëm më i vogël. Mirëpo unë njerëzit nuk i shoh as sipas fesë, as sipas kombësisë; gjithkund ka njerëz me zemër të mirë dhe qëllime të mira që janë të gatshëm të ndihmojnë gjithkujt që i’u paraqitet nevoja, duke mos i dhënë rëndësi paraprakisht përkatësisë etnike apo fetare.

Po skenat me ndërhyrje brutale policore, si i keni përjetuar? 

Lidhur me intervenimin brutal nuk mund të komentoj, sepse te ne në Tabanovcë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Është kjo valë emigrimi një leksion që popujt duhen qeverisur drejt dhe me njerëzillëk?

Kjo valë emigrantësh është rezultat i luftërave shumëvjeçare që po ndodhin në vendet e tyre.

Të thojmë Afganistani, është shtet që me dekada po luftohet, unë personalisht kam kaluar një mision atje, dhe dy vite në kompaninë private amerikane. Atje njerëzit jetojnë sikur në shekullin e XIV, pa rrymë, pa ujë dhe kushte normale për jetesë. Për çdo ditë ka sulme dhe vrasje.

Është normale që të ikin prej atje dhe të shkojnë diku për një jetë më të mirë. Ja ta marrim Sirinë, 4 vite me radhë po vazhdon luftë e tmershme; ka viktima civilë në numër të shumtë, shteti është shkatërruar i tëri; dhe këta njerëz nga Siria që vijnë si refugjatë, çdonjëri prej tyre ka nga një histori tmerruese. Pra është normale të ikin nga atje dhe të shpëtojnë kokën gjallë.

mare me ref1

Ç’duhet të mësojnë nga kjo maqedonasit dhe shqiptarët?

Mendimi im është që jo vetëm maqedonasit dhe shqiptarët, por çdo njeri në botë duhet të mësohet që e kemi patjetër të ndihmohemi në rast nevoje. Sot ata janë refugjatë, ndërsa nesër e njëjta mund të na ndodh neve. Nesër mundemi ne të shkojmë në vendin e tyre, dhe sigurisht që do na kishte ardhur mirë nëse dikush në rrugë na gjen të na ndihmon, dhe t’na zgjat dorën e shpëtimit.

Dhe, të qëndrojmë pak momente në këtë pikë, nëse ata do ishin shqiptarë, juve do e kursenit ndihmën tuaj?

Kështu, refugjatët janë nga vendet ku për ne janë të panjohur. Kultura e tyre është më e afërt me kulturën e shqiptarëve të Maqedonisë. Shumë shqiptarë i kanë vizituar ata vende dhe janë të njoftuar sadopak me këta njerëz, ndoshta edhe për këtë shkak edhe ndihma e shqiptarëve është më e madhe në përqindje. Mirëpo mua nuk më paraqet problem që po e vë veten në shërbim të tyre dhe i’u ndihmoj.

Nuk shoh këtu asnjë arsye se pse mos t’i kisha ndihmuar këtyre njerëzve, qoftë edhe shqiptarë të kishin qenë, pra edhe shqiptarët janë njerëz apo jo? Unë personalisht nuk kam paragjykime ndaj asnjë feje, nacionaliteti, e posaçërisht jo ndaj shqiptarëve. Kumanova është qytet multietnik, dhe unë kam shumë shokë dhe shoqe shqiptarë me të cilët jam rritur, dhe në shtëpitë e të cilëve unë jam ndjerë si me qenë në një shtëpi të maqedonasit. Edhe njëherë do të kthehem, për mua ekzistojnë vetëm njerëz të mirë dhe të këqinj.

Dhe në fund, a keni ndonjë mesazh për bashkëkombasit tuaj, për bashkëqytetarët tuaj? 

Mesazhi im për të gjithë bashkëkombasit dhe bashkëqytetarët do të ishte ky: Kjo krizë e refugjatëve që po na ndodh neve është një mundësi e mirë për çdo njeri që të mundohet të jetë human.

Andaj i ftoj të gjithë qytetarët që pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, të jenë pjesë e ndihmës së refugjatëve. Dëshiroj që çdo qytetar të ketë mundësi ta shijon këtë përvojë që unë çdo ditë e përjetojë.

Një përqafim i ngrohtë i një vajze 3-vjeçare nga Sirija kur do t’ia mbathi pallton e nxehtë, një puthje në ballë në shenjë falënderimi nga një gjyshe në karrocën e invalidëve, kur do t’ia mbulojë këmbët me batanije një gjyshi, miliona “THANK YOU”  kur i’u jap ushqim dhe këpucë etj. Dhe e gjithë këtë ka ndokush mbi ne që e vlerëson, dhe shpërblen, që është Zoti, pavarësisht si e thërrasim. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Opozita kosovare vazhdon bojkotin e komisioneve parlamentare

Opozita kosovare vazhdon bojkotin e komisioneve parlamentare

Ja pse duhet të mbani trëndafila në dhomën e gjumit

Ja pse duhet të mbani trëndafila në dhomën e gjumit

Me temperatura të ulëta e me borë, por rrugët e hapura në Dibër

Me temperatura të ulëta e me borë, por rrugët e hapura në Dibër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni