Dy foshnje të gjinisë mashkullore dhe një vajzë janë foshnjat e para të lindura në këtë vit në territorin e Shkupit. Foshnjat kanë lindur në klinikën gjinekologjike një minutë pas mesnate.
Njëra foshnje është mashkull dhe është fëmija i tretë në familje, ndërsa të tjerët janë binjakë dhe janë fëmijët e parë.
Sot në orën 11:30 foshnjat e sapolindura u vizituan nga kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski me ç’rast ai atyre u dhuroi libreza kursimi me nga 20.000 denarë dhe dhurata tjera. /tesheshi.com/