Pas vendimit të faljes së politikanëve të hetuar për abuzime, janë rritur tensionet në Shkup, dhe protestuesit kanë shkatërruar selinë e presidentit Gjorgje Ivanov.
Policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa një është lënduar.
Protestuesit kanë thyer xhamat, janë futur brenda zyrave, dhe kanë prishur pajisje edhe të Ministrisë së Drejtësisë, që ndodhet pranë Presidencës.
Protesta është mbështetur nga partia opozitare LSDM. Demonstruesit kanë hedhur gurë, vezë dhe molotov në drejtim të zyrës së presidentit, ndërsa janë përleshur edhe me policinë në momentin që nuk janë lejuar t’i afrohen selisë së VMRO-DPMNE-së për të protestuar.
Qytetarët e revoltuar kanë thënë se nuk do ta lejojnë faljen e kriminelëve që e shkatërruan demokracinë në Maqedoni. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ivanovit dhe kanë djegur fotografinë e tij. /tesheshi.com/