Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË: Kush i fitoi zgjedhjet në Maqedoni dhe a është BESA me “Aleancën” drejt marrjes së disa qyteteve shqiptare plus Çairin?

by te Sheshi
16/10/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
ANALIZË: Kush i fitoi zgjedhjet në Maqedoni dhe a është BESA me “Aleancën” drejt marrjes së disa qyteteve shqiptare plus Çairin?

Nga Ylli Pata

Kush i fitoi zgjedhjet lokale në Maqedoni? Kush parti triumfoi, kush u rrit, kush u zvogëlua dhe cila realisht u bë faktor i rëndësishëm?

Prej mbrëmë shumë është folur në mediat kryesisht shqiptare, pasi fituesi në anën maqedonase nuk është shumë dilemë. Zoran Zaev ka triumfuar lehtësisht në të gjitha qytetet, duke nisur me Shkupin.

Ndërsa për të lexuar votën shqiptare, mjafton të shikosh kontekstin dhe numrin e votave.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, deklaroi mbrëmë në konferencën e shtypit se partia e tij ka dyfishuar votat e saj në të gjitha qytetet, krahasuar me zgjedhjet parlamentare.

BESA vinte në zgjedhje pastërtisht si parti shqiptare, pra nuk përfitonte votë maqedonase dhe nuk ishte në koalicion siç BDI-ja me LSDM-në.

Po të shikosh rezultatet zyrtare që ka shpërndarë KQZ-ja e Maqedonisë, vëren në mënyrë të qartë thelbin e asaj që ka ndodhur. Mjafton të bësh një analizë të thjeshtë.

BDI ka dalë forcë e parë pikërisht se ka arritur të përfitojë nga vota e LSDM-së, ndërsa BESA por edhe Alaenca për Shqiptarët  e Zijadin Selës, kanë të gjitha gjasat që të fitojnë qytetet ku janë në balotazh, thjesht duke bërë një koalicion ndërmjet tyre.

Këtë aleancë të re mes shqiptrarëve e shpalli një nga drejtuesit e BESA-s, Zeqerija Ibrahimi, kandidat i Çairit, i cili theksoi se në raundin e dytë do të ketë një bashkim mes subjekteve shqiptare BESA dhe Aleanca.

Nëse shikon rezultatet, qartazi duket se BESA nuk vjen thjesht si një forcë që qëndron në vend, por po përgatitet realisht për të qenë e para dhe numerikisht ka marrë vota për të qenë e tillë.

Ja, të marrim një shembull komunën e rëndësishme të Çairit, apo ndryshe Shkupi i Vjetër:

Kandidati i BDI-së, Visar Ganiu ka marrë 11.841 vota, pra 39.97%, duke përfituar nga votat e koalicionit me LSDM-në. Ndërkaq, kandidati i BESA-s, Zeqerija Ibrahimi ka marrë 10 mijë e 188 vota, pra diku tek 2 mijë sosh më pak.

Një bashkim me votat e Aleancës së Selës, e bën Ibrahimin e BESA-s kryetar të Komunës. Kjo sepse Faruk Abdi i Aleanca për Shqiptarët, ka marrë 2307 vota. Pra së bashku shkojnë tek shifra 12.495. Ndërkohë, aleanca e re mes partive shqiptare jashtë aleancës BDI+LSDM mund të sjellë edhe vota të tjera, madje edhe nga VRMO-ja e cila ka shpallur se do të votojnë kundër koalicionit LSDM+BDI.

Për të përforcuar këtë ide, mjaft të shikosh votat për parti në këshillin e Komunës Çair. BESA dhe BDI kanë diferencën më të vogël.

Në Tetovë, Bilall Kasami i BESA-s ka marrë 8.767 vota, Adnan Neziri i Aleancës ka marrë 4.874 vota që së bashku bëjnë 13.641; ndërkohë që Teuta Arifi e BDI-së ka marrë 13.265 vota. Në Tetovë ka marrë shumë vota edhe kandidati i PDSH-së së Thaçit, Bardhyl Dauti, 4568 sosh, parti që ka shpallur votën kundër BDI-së në raundin e dytë. Pra, gjasat thjesht matematike të fitores së BESA-s që është në balotazh, janë shumë e mundshme.

Në Gostivar, Nevzat Bejta i BDI-së ka marrë 12.095 vota. Në balotazh kalon Arben Taravari i Aleanca për Shqiptarët, i cili ka marrë 11.600 vota. Taravarit i duhen vetëm 1 mijë vota për të fituar. Kandidati i BESA-s, Asaf Ademi, ka marrë 3104 vota. Pra atuomatikisht Taravari është fitues.

Në komunën e Strugës, në balotazh kanë kaluar Zijadin Sela i Aleancës për Shqiptarët me 9289 vota, me Ramiz Merkon e BDI-së me 7916 vota.

Sela është i pari, por ai nuk mund të fitojë krejt lehtë nëse bashkon votat e Lavdrim Elmazit të BESA-s që ka marrë 1060 sosh; kjo pasi në Strugë LSDM ka konkuruar e vetme me Vasil Ashtalloskin që ka fituar mbi 7 mijë vota. Do të jetë pikërisht sjellja e Ashtalloskit e rëndësishme për raundin e dytë.

Por Sela është gjithashtu një aleat shumë i rëndësishëm për Gruevskin, i cili pikërisht për të favorizuar aleatin e tij nuk ka bërë aleancë me BDI-në në qytetin e Strugës ku jeton një komunitet i madh maqedonas. Megjithatë, votat e BESA-s i shërbejnë Selës për të ruajtur pozicionin primat.

Duhet thënë se në raundin e dytë i rëndësishëm do të jetë edhe lëvizja individuale e kandidatëve dhe reputacioni në komunitet. Por sinjali politik është i qartë: BDI, edhe pse forcë e parë nuk ka marrë rezultat të thellë si herët e tjera, ndërkohë që ky rezultat mund të përmbyset matematikisht fare lehtë nga aleanca e re e BESA-s me Aleancën për  Shqiptarët.

Megjithatë duhet pritur për të parë nëse kjo analizë konkretizohet në terren. /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
Publikohet dokumenti: ja sa punonte në të vërtetë Enver Hoxha…

Publikohet dokumenti: ja sa punonte në të vërtetë Enver Hoxha…

Disa truke për të larë xhaketat e palltot në shtëpi duke kursyer para

Disa truke për të larë xhaketat e palltot në shtëpi duke kursyer para

Zgjedhjet në Maqedoni: ja rezultatet e publikuara nga KSHZ, kandidatët që kryesojnë sipas komunave…

Zgjedhjet në Maqedoni: ja rezultatet e publikuara nga KSHZ, kandidatët që kryesojnë sipas komunave…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni