Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Maqedoni: Një qeveri e mundshme e pakicës në gjykimin e njeriut të BESËS dhe analistëve politikë…

by te Sheshi
27/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Maqedoni: Një qeveri e mundshme e pakicës në gjykimin e njeriut të BESËS dhe analistëve politikë…

Nga Mensur Krasniqi

Që nga shpallja e saj si shtet i pavarur, asnjëherë nuk ka pasur një situatë kaq të ndërlikuar si kjo e sodit në politikën e Maqedonisë. Tani është momenti më diskutabil dhe i paparashikuar, nëse presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov do t’ia dorëzojë mandatin kreut të partisë së dytë fituese të zgjedhjeve në bllokun politik maqedonas, atij të LSDM-së, Zoran Zaev, meqë ky i fundit tani më ka siguruar nënshkrimet e deputetëve shqiptarë që ishte paraqitur si kusht nga presidenti për t’ia dhënë mandatin.

Sigurisht që kjo është një situatë e pazakontë që mandati t’ takojë partisë së dytë për nga numri i deputetëve, por kujtojmë se VMRO si parti fituese e zgjedhjeve nuk arriti marrëveshje me partitë shqiptare për formimin e qeverisë si pasojë e mospranimit të Platformës së përbashkët të partive shqiptare.

Në këtë drejtim LSDM e cila në zgjedhjet e fundit morri një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, dhe që në rradhët e tyre ka dy deputetë shqiptarë, dolën me qëndrim të butë lidhur me Platformën e partive shqiptare. Sipas tyre asgjë nuk është kontestuese nga platforma, dhe se e njëjta do të zbatohet nëse LSDM merr nënshkrimet e deputetëve shqiptarë dhe formon qeveri.

Pikërisht për këtë, duke e ditur se presidenti i shtetit vjen nga rradhët e VMRO-së, dhe që shquhet me skandale të shumta të shkeljeve ligjore dhe kushtetuese, nuk është për çudi nëse në moment të fundit, ai vendos t’mos ja jap mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit, me arsyetimin se pranimi i Platformës së shqiptarëve paraqet rrezik për shtetin.

Një tjetër propozim interesant mbi formimin e qeverisë së re vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Në ditën që ata vendosën për t’ia dhënë nënshkrimet LSDM-së, deklaruan se kjo nuk paraqet marrëveshje për koalicionim por vetëm mbështetje formale. Pra sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që BDI të mbështesë me votat e tyre qeverinë, por të ngelet në opozitë. Në këtë formë do të kishim një qeveri të pakicës, diçka e re për politikën e Maqedonisë.

Lidhur me atë nëse, presidenti Ivanov do të dorëzon mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ose jo, dhe si shihet propozimi i BDI-së për qeveri të pakicës, eksluzivisht për portalin tesheshi, flasin nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, analisti politik, Xhelal Neziri dhe politikologu, Abdylvehab Ejupi.

Sa i përket (mos)dhënies së mandatit për kryetarin e LSDM-së nga z. Ivanov, sipas numrit dy të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, kjo bie në rrafshin e hipotetikës.

“Sikur Maqedonia të ishte vend normal, edhe mund të parashikoheshin gjërat, por këtu asgjë më nuk është e parashikueshme. Realisht, nëse ka qenë kushti që kryetarin e LSDM-së si mandatar ta mbështesin së paku 61 deputetë, kjo tashmë ka ndodhur dhe ai duhet ta marrë mandatin. Por, a do të ndodhë kjo dhe çka mund të lindë tash si problem, këtë s’di a ka kush e parashikon”, deklaroi për tesheshi, Zeqirija Ibrahimi.

Ndërkaq, në lidhje me mundësinë e qëndrimit të BDI-së në opozitë, sipas tij kjo është çështje që ata e vendosin vetë, mirëpo nuk është shumë e besueshme duke pasur parasysh se pushteti për to është shndërruar në oksigjen.

“Unë nuk e besoj se e kanë atë guxim, ngase për shumëkënd prej tyre pushteti është bërë oksigjen, ndërsa mungesa e oksigjenit për qeniet humane është e barabartë me vdekjen”, tha Ibrahimi duke shtuar se nuk mund ti përgjigjet pyetjes nëse BESA do jetë pjesë e qeverisë së pakicës pa e pranuar llojin e ofertës.

Ndërsa sipas analistit politik, Xhelal Neziri nëse Ivanov nuk i përmbahet fjalës së dhënë se pas sigurimit të nënshkrimeve nga Zaev do t’ia dorëzojë mandatin, atëherë nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një njeri normal që mban një pozicion të rëndësishëm në shtet.

“Unë prapë besoj se Ivanov nuk do të guxojë të nxitë trazira si vitin e kaluar, kur i fali të gjithë politikanët që ishin nën hetim për krim dhe korrupsion. Nëse edhe kësaj radhe vepron njëjtë, më së paku që do të mund t’i ndodhë është futja në listën e zezë amerikane dhe evropiane”, tha për tesheshi, Xhelal Neziri.

Për BDI-në, Neziri mendon se duket që kanë frikë të braktisin bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në dhe të lidhë një koalicion me LSDM-në.

“Në këtë parti kemi një situatë ku anëtarësia dhe zyrtarët lokalë partiak duan koalicion me LSDM-në, por zyrtarët e lartë preferojnë vazhdimin e koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Mbetja në opozitë e BDI-së, por me përkrahje të qeverisë së re dhe zbatimit të reformave, mund të jetë një variant i mirë. BDI duhet të shkojë katër vite në opozitë me qëllim që të pastrohet nga zyrtarë të korruptuar dhe inkriminuar, që për biznes-interesat e tyre mbajnë peng jo vetëm anëtarësinë e BDI-së, por të gjithë qytaterët shqiptarë të Maqedonisë. Nëse vazhdon të jetë pjesë e qeverisë BDI nuk do të arrijë të reformohet dhe rrjedhimisht do të vazhdojë të humbë mbështetjen në elektorat”, shtoi Neziri.

Nga ana tjetër politikologu, Abdylvehab Ejupi vlerëson se agonisë politike në të cilën po kalon Maqedonia, me dhënien e nënshkrimeve LSDM-së edhe nga BDI, u duk që i erdhi fundi. Kështu Zaev si mbledhës i shumicës parlamentare 61 +, de facto është mandatare, ku presidenti Ivanov obligohet t’ia ndanë mandatin dhe kështu vendi të kalon në etapë tjetër të konstituimit politik, asaj të themelimit të Qeverisë. Ndërsa sa i përket shoë-it më të ri nga ana e BDI me idenë e qeverisë së pakicës, pra tia jep nënshkrimet për qeveri LSDM-së dhe të qëndron në opozitë, Ejupi e sheh si akrobacion të rradhës në vargun e pafund të tyre viteve dhe veçanërisht javëve të fundit, gjë që sipas tij është tregues më i mirë i krizës së thellë që e ka kapluar BDI-në, veçanërisht pas knockdoën-it në formën e përgjysmimit që përjetoi në zgjedhjet e 11 Dhjetorit.

“Kësaj ia shtojmë edhe realitetin e ri politik që është krijuar ku “aletati natyrorë” i saj VMRO më nuk është në pol position, por është në defanzivë totale, sigurisht që kjo nëpërmjet pranisë dhe mbetjeve të fuqishme brenda BDI, ka efekte të fuqishme që reflektohet në formën e fragmentimit të thellë Pro-VMRO dhe Pro-LSDM. Nga këtu, kërkesa për qeveri pakicë, që mund ta emërojmë si “në pushtet pa pushtet” është tentativë që BDI të përfiton në kohë dhe të rikuperohet nga kjo shkundje që përjeton, veçanërisht në këtë fazë në prag të zgjedhjeve lokale ku ky subjekt sfidohet seriozisht, bile edhe me debakël nga Lëvizja BESA që me shpejtësi të dritës po përfiton dhe konverton bastionet e BDI-së, gjë që shënon perëndimin e këtij subjekti. Nga ana tjetër, fragmenti pro-LSDM si argument të tyre kryesore paraqesin që vetëm duke qëndruar në pushtet, tashmë me LSDM, nëpërmjet mekanizmit të kushtëzimit me punësim, do të zgjasin jetën e tyre politike nga njëra anë, dhe do të shpëtojnë nga prokuroria speciale dhe nga hetimet për krimet që në të kaluarën kanë bartur emrin e tyre”, përfundoi Abdylvehab Ejupi. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
PSG-ja, Reali i Madridit dhe Roma, tre skuadrat që zbukuruan mbrëmjen futbollistike të së dielës

PSG-ja, Reali i Madridit dhe Roma, tre skuadrat që zbukuruan mbrëmjen futbollistike të së dielës

Prezantohet zyrtarisht Nokia 3310,  ky është çmimi i tij (video)

Prezantohet zyrtarisht Nokia 3310, ky është çmimi i tij (video)

Çmimet Oscar: “Moonlight” fiton mes peripecish

Çmimet Oscar: “Moonlight” fiton mes peripecish

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni