Gjykata Kushtetuese ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetit socialist të Vlorës, Koço Kokëdhima.
Në një njoftim për shtyp, Partia Demokratike bën me dije se Gjykata Kushtetuese shpalli të paligjshëm vendimin e Parlamentit për të mos çuar në Kushtetuese kërkesën e PD-së për mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima.
PD akuzon deputetin socialist për të paktën 150 raste të përfitimeve nga fondi publik në kohën që mori mandatin e deputetit, me arsyen se është “në papajtueshmëri me nenet e Kushtetutës dhe ligjin “Për konfliktin e interesave./tesheshi.com/