Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka renditur deputetët që do t’i zëvendësojnë ata që morën poste ekzekutive.
Sipas KQZ-së, deputeti Nait Hasani do të zëvendësojë Ramush Haradinajn, i cili u zgjodh kryeministër.
Enver Hoti do të zëvendësojë Enver Hoxhajn, i cili u zgjodh zv.kryeministër dhe Bekë Berisha, Pal Lekajn, i zgjedhur ministër i Infrastrukturës.
Në vend të Fatmir Limaj i cili mori postin e zv. kryeministrit do të vije deputeti Fadil Beka, ndërsa zv. kryeministrin e parë, Behgjet Pacollin do ta zavendësojë Imet Rrahmani.
Ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, do ta zavendësojë Gani Dreshaj, ndërsa në vend të Rasim Demirin, që u zgjodh ministër i Zhvillimit Rural, do të jetë Bahrim Shabani. /tesheshi.com/