Muslimanët në Mançester vendosën të ndajnë iftaret e tyre me njerëzit e pastrehë.
Kur vjen koha koha për t’u ushqyer vetë pas një dite agjërimi, ata, një grup muslimanësh vendosën që nga ushqimi i tyre t’u japin dhe të pastrehëve në rrugët e qytetit .
Një nga organizatorët e kësaj ngjarje u tha gazetarëve se me rastin e Ramazanit ata thjesht dëshironin të shprehnin solidaritet me njerëzit të cilët, siç tha ai, për çdo ditë e kishin të vështirë të ushqeheshin.
Ai shtoi se ata, duke qenë të agjërueshëm, mund ta kuptojnë shumë mirë urinë e tyre, dhe se Ramazani është një mundësi e madhe për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve. /tesheshi.com/