Policia malteze ka arrestuar 10 persona në një hetim në shkallë të gjerë për vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, më 16 tetor.
Siç bën të ditur La Repubblica, bëhet fjalë për arrestimin e ekzekutorëve materialë, pra grupit që realizoi atentatin dhe organizoi shpërthimin.
Në fazën e dytë pritet që të arrestohen edhe urdhërdhënësit.
Është kryemistri i Maltës Joseph Mucat, i cili ka shkruar në twitter për operacionin, duke thënë se hetimet janë kryer prej javësh nga policia dhe shërbimet sekret.
Për ironi, Muscat ka qenë një nga të akuzuarit kryesorë të shkrimeve të gazetares së ndjerë. Kësisoj është prej të dyshuarve kryesorë. /tesheshi.com/