Rregullatorët e SHBA do të ndëshkojnë Facebook me pesë miliardë dollarë, kjo pasi një hetim ka treguar se ky rrjet social nuk ka mbrojtur privatësinë e miliona përdoruesve të saj, njoftoi Wall Street Journal.
Anëtarët e Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) votuan 3 me 2 në favor të masës që do të përfshihej në zgjidhjen e gjykatës me Facebook, duke iu referuar burimeve të njohura me rastin. Raporti i Wall Street Journal nuk tregon se sa kohë duhet pwr finalizimin dhe zbatimin e marrëveshjes.
Hetimi i Facebook nisi vitin e kaluar pasi Cambridge Analytica, firma britanike e konsulencës që punonte për fushatën e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016, kishte qasje në të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të rrjetit social.
FTC dhe Facebook nuk pranuan të komentojnë mbi raportin, por rrjeti social raportoi në një raport financiar të rregullt tremujor se për shkak të kësaj çështje pritet një humbje prej pesë miliardë dollarësh. /tesheshi.com/