Në Kërvasari të komunës së Malishevës, të banuar nga bytyças, është mbajtur Dita e Kishës, që njihet ndryshe edhe si Dita e Shmasjanit.
Në ceremoni morri pjesë Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, por nuk mungoi dhe një përfaqsues nga Bashkësia Islame, siç qe mulla Xhevat Kryeziu, kreu i BI-së në Malishevë, dhe padyshim krerët lokalë, siç kryetari i komunës, Ragip Begaj.
Kërvasaria është vendbanimi i vetëm në Malishevë i cili ka besimtarë të krishterë, dhe kisha në këtë fshat është i vetmi monument i krishterë në gjithë komunën.
Organizimi i atyshëm është parë dhe si një shembull i harmonisë fetare ndër shqiptarë, paçka besimeve të ndryshme. /tesheshi.com/
Top of Form