Maliqi, qyteza e dikurshme e sheqerit në Korçë, u gdhi me krisma armësh.
Pas disa orë negociatash dhe pasi nuk pranoi t’i dorëzohej policisë, forcat RENEA ekzekutuan një 62-vjeçar, Ramiz Muçllarin. Kjo pasi mes tyre kishte hera herës shkëmbime zjarri
Gjithçka nisi mbrëmjen e së premtes kur policia shkoi në banesën e 62-vjeçarit pas një informacioni se ai kishte plagosur me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe, duke e qëlluar në këmbë, si dhe me një mjet të fortë kishte goditur në kokë djalin e tij, Kamber Muçllari, 27 vjeç.
Këta të fundit u transportuan në spital, ndërsa 62-vjeçar u mbyll në banesë duke refuzuar të dorëzohet dhe duke qëlluar armë zjarri në drejtim të policisë.
E gjitha zgjati disa orë, derisa plumbat e shtetit vendosën t’i ndëpresin jetën burrit që nuk duhet se për ç’arsye ishte rebeluar, duke nisur që nga familja e tij. /tesheshi.com/