Pas Mali i Zi shpalli fitore mbi Corona-n pas javëve izolim, siç kudo në rajon, kontinent e botë, duke shkuar në zero raste për ditë më radhë, tashmë ka shpallur sërish alarmin e rikthimit të valës së infektimeve. E kjo, duke parashikuar gjoba deri në 2000 euro maksimumi.
Kështu, çdo person fizik i cili nuk i përmbahet distancës fizike, nuk përdor maskë dhe mjete të tjera mbrojtëse të përshkruara, futet në objektin ku është i detyrueshëm të veshësh maska, do të gjobitet nga 100 deri në 2000 euro.
I njëjti ndëshkim parashikohet për njerëzit që hipin në një taksi pa maskë. Gjatë udhëtimit me taksi, mund të ketë një maksimum dy pasagjerë, detyrimisht në sediljen e pasme.
Së fundi, veç rritjes dyshifrore të infektimeve, Mali i Zi regjistroi dhe një humbje jete. Ndodhi kjo në Rozhajë ku Corona mundi një 76-vjeçar.
Bazuar në të dhënat e fundit, Mali i Zi ka 54 pacientë aktivë për 100,000 banorë.
Kujtojmë se pasi shpalli “fundin e luftës”, i pari vend në Europë që shkoi në zero raste, Mali i Zi deklaroi hapjen e kufirit me Shqipërinë, vendin që e konsideronte me afër suksesit të saj pas masave izoluese. Por më pas, kur pa rritjen e infeksioneve në Shqipëri, ktheu uljen e traut në dy dogana. /tesheshi.com/