Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Maks Lamberci në kujtimet e tij: shqiptarët nuk e meritojnë namin e keq

by te Sheshi
15/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Maks Lamberci në kujtimet e tij: shqiptarët nuk e meritojnë namin e keq

Nga Gjon Neçaj

Pjesa dërrmuese e fotografive shqiptare të koleksionit të Maks Lambercit u realizua gjatë udhëtimit të tij në verë të vitit 1916,  kryesisht në Shqipërinë veriore, përkatësisht në zonat e thella Nikaj Mertur, Shalë, Shosh, Gash, Krasniqe,etj.

Janë fotografi të peisazheve të veriut, të fshatrave dhe ndërtesave të tyre në mes të Luftës së Parë Botërore. Në pranverë të vitit 1916, Komisioni për Ballkanin i Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë dha detyrën që të merrte pjesë në një ekspeditë ballkanike të organizuar nga kjo akademi, në bashkëpunim me Ministrinë Perandorake të Arsimit dhe të Pedagogjisë dhe me Zyrën e Thesarit Perandorak,  me qëllim kryerjen e hulumtimeve gjuhësore dhe folklorike në Shqipëri.

Maks Lamberc u nis nga Vjena më 19 maj  1916 bashkë me historianin e artit dhe epigrafistin e ekspeditës.u1_Valbone-1916

Në kujtimet e tij Lambrec, përkthyer me mjeshtëri nga Robert Elsie, shkruan: “U nisëm nga Shkodra në fillim të korrikut dhe kaluam luginën e Kirit përmes Drishtit dhe Prekalit për në krahinën e Shoshit. Mark Lulashi nga Shoshi na shërbeu si udhërrëfyes dhe doli se ishte njohës i mirë i dialektit të Shoshit. Ky dialekt karakterizohet nga shqiptimi i q si ç dhe i gj si x. Shënova gjithashtu disa këngë në dialektin e Shoshit. Nga Qafa e Gurakuqit,  rruga na çoi përmes Shoshit poshtë në luginën e lumit të Shalës,  prej ku,  duke lënë Abatin majtas, u ngjitëm për në qafën e Agrit, e cila është kufiri midis Shalës dhe Merturit. Prej këndej, u ngjitëm përmbi Palç për në Kotec dhe arritëm në luginën e Drinit para Kotecit. Udhëtimi na kishte ofruar pamje të mrekullueshme që nga Drishti e më tej,  me male të larta e hijerëndë,  me pamje të paqme të luginës në Shosh dhe peizazhe të errëta të Shalës, por pasi hymë në luginën e Drinit,  i cili gjarpëron prej këtu nëpërmjet maleve të Merturit,  u mahnitëm nga peizazhet vërtet të mrekullueshme. Nga Koteci në Drin u ngjitëm për në Rajë, vendbanimi i fundit në Mertur.

KishaRaje-prifti1916-1

Kjo famulli,  ku Patër Gjoni banon në vetmi,  ndodhet aty ku Valbona derdhet në Drin. Më lart në luginën e Valbonës banon fisi mysliman Krasniqi,  i cili nuk e meriton aspak namin e keq që ka si popull armiqësor dhe i egër. Në Geghysen u njoha me disa pleq krasniqas dhe vura re se janë njerëz të mençur që dinë të shijojnë një barcaletë të mirë dhe prapëseprapë janë myslimanë me mjaft dinjitet. Dialekti i tyre i përket grupit të Gjakovës. U ndava nga tre bashkudhëtarët e mi në luginën e Valbonës,  të cilët vazhduan në drejtim verilindor, kurse unë u nisa në drejtimin jugor,  duke u kthyer në Rajë në hyrjen e luginës. Aty takova Beqir Ndoun dhe Kolë Markun të cilët u treguan të gatshëm të më informonin për dialektin e tyre në kufirin me Merturin ku,  në një qetësi malore të përsosur,  Valbona e ëmbël, e mbushur me peshq, derdhet në Drin dhe, fiset Krasniqi, Gashi dhe Thaqi puqen me Merturin.Burre dhe grua nga Nikajt

Kalova Valbonën poshtë Rajës dhe pastaj kalova Drinin me një pirogë të dyfishtë jashtëzakonisht primitive”.

Kështu shkruan Lambrec në kujtimet e tij një shekull më parë për Tropojën, kujtime të cilat së bashku me fotot kanë vlera të pazevendësueshme historike, duke patur parasysh se aktualisht në Tropojë nuk ndodhet asnjë objekt muzeal për historinë e kësaj treve. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
I ftohti është pas derës, ja disa këshilla si të mbroheni nga ftoma

I ftohti është pas derës, ja disa këshilla si të mbroheni nga ftoma

Ilir Meta viziton papritur Ramushin në kullën e Gllogjanit

Ilir Meta viziton papritur Ramushin në kullën e Gllogjanit

EKSKLUZIVE/ Ja si “zajednicasit” e Beogradit e konsiderojnë Serbi veriun e Kosovës

EKSKLUZIVE/ Ja si “zajednicasit” e Beogradit e konsiderojnë Serbi veriun e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni