Fordi lajmëroi ditën e hënë se ka qenë duke punuar për makinën e saj Fusion Hybrid. Një makinë autonome për kërkime, pa drita, e që mund të lëvizë nëpër rrugë gjatë natës.
Meqë një sipërmarrje e tillë do të ishte e pamundur për një qenie njerëzore, për inxhinierët që kanë punuar në projekt ka qenë shumë i rëndësishëm zhvillimi i një makine të tillë, të pavarur.
Makina bazohet në të ashtuquajturën teknologjinë LiDAR të navigimit. Kjo teknologji mat distancën duke i ndriçuar objektet përreth me anë të një laseri. E njëjta teknologji përdoret edhe për krijimin e hartave me rezolucion të lartë. /tesheshi.com/