Një makinë ka fluturuar mbi çatinë e një shtëpie në Uinston Salem të Karolinës së Veriut.
Automjeti i drejtuar nga një grua e moshuar u ngul në çatinë e shtëpisë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Askush nuk u plagos nga banorët pasi nuk ishin në shtëpi, por vetë e moshuara ka marrë disa plagë të lehta.
Policia tha se drejtuesja e mjetit kishte një urgjencë mjekësore dhe po nxitonte për në spital kur humbi kontrollin e makinës.
Megjithatë ende mbetet e pashpjegueshme sesi makina fluturoi mbi çati./tesheshi.com/