Majlinda Kelmendi ka fituar sërish medialjen e artë në një aktivitet ndërkomëtar të sportit të xhudos dhe arteve marciale.
Në Grand Slamin e Parisit, kampionia shqiptare nga Kosova, mposhti në finale rumunen, Andrea Chitu.
Xhudistja Majlinda Kelmendi, është kampione e padiskutueshme e botës në peshën deri 52 kg.
Majlinda pati në finale një performancë të hatashme, pasi arriti të fitojë ndjeshjen për gjysëm minuti, duke bërë që mediat ndërkombëtare ta cilësonin një “uragan”.
Është e dyta herë që xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Paris, ku mori medalje të artë edhe në vitin 2013.
/tesheshi.com/