Deputetja Majlinda Bregu thumboi rëndë liderin e PD-së, partisë së saj, Lulzim Basha, kur tha një frazë aluduese se ai, më shumë se veten do Sali Berishën.
E ftuar në Talk Show-n e Ermal Mamaqit, “6 ditë pa Ermalin”, ajo u pyet nga moderatori nëse pëlqente më shumë Berishën apo Bashën?
Znj. Bregu tha se për të, “Berisha mbetet i pazëvëndësueshëm”, porse shtoi që nëse kjo pyetje do i shtrohej Bashës, edhe ai do zgjidhte Berishën.
E njohur si kundërshtare e Bashës në parti, znj. Bregu njihet njëherësh dhe si ish-ithtare e të ndjerit Olldashi që të ishte ai njeriu që duhej ta drejtonte PD-në pas Berishës, për të cilin nuk kurseu konsideratat.
Ndërsa fraza për Bashën, u duk se pati nota të forta ironie për ta shpalosur atë si njeriu pa personalitetin e duhur politik në drejtimin e partisë.
Pra, e pëkthyer, ajo çfarë tha znj. Bregu duhet kuptuar si: edhe Basha vetë, politikisht nuk e do veten para Berishës. /tesheshi.com/