Liverpuli është me një këmbë në finalen e Champions League-s falë një tjetër paraqitje të shkëlqyer të egjiptianit Mohamed Salah.
Liverpuli e mposhti Romën 5-2 në “Anfield”, me dy gola të Salah-ut, i pari nga të cilët ishte i jashtëzakonshëm për nga realizimi, dy të Firmino-s, e një të Mane-s.
Skuadra italiane do të kishte një nisje të mirë të lojës, madje dhe iu afrua mjaft golit me anë të Kolarov-it. Iniciativa u kaloi vendasve në minutën e 28-të, kur Sadio Mane çoi dëm dy raste të pastra.
Salah shënoi dy herë në pjesën e parë, si dhe dha pasimet për dy golat pasardhës. Gjërat morën mirë për Romën pikërisht kur gjendeshin në pikën më të ulët të tyre.
Nxjerrja e Salah-ut nga loja në minutën e 75-të pati menjëherë efekt. Dzeko dhe Perotti do të shënonin golat e shpresës për përmbysje në takimin e dytë.
Roma do të shpresojë për një përmbysje si ndaj Barcelonës, ndërsa Liverpuli do duhet të vuajë në 90 minutat e ardhshme në kryeqytetin italian.
Kjo ishte gjysmëfinalja e parë e Champions League-s. Tjetra do të luhet të mërkurën; Bajern i Mynihut – Real i Madridit. /tesheshi.com/