Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mafia e tipit “vërtetim pas vërtetimi”: si shteti shqiptar ka rrjepur e masakruar për 25 vjet shtetasit e vet

by te Sheshi
30/07/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Mafia e tipit “vërtetim pas vërtetimi”: si shteti shqiptar ka rrjepur e masakruar për 25 vjet shtetasit e vet

Edi Rama ka folur sot për herë të parë mbi një temë apo telash, që shqiptarët kanë mbi 25 vjet që rropaten: dokumentet, letrat, apo malin me noterizime dhe konfirmime që janë kthyer në një makth real për një detyrë që shteti e ka 100% të tijën dhe ka të gjitha mundësitë dhe lehtësitë për të siguruar dokumentacionin e duhur.

Ndodhi që me rrëzimin e sistemit komunist, në Shqipëri u ngrit një sistem i frishëm, po mjaft i fuqishëm i “dokumenteve”, ku prapa dhe para qëndronin sekserë dhe noterë, gjyqtarë e prokurorë, deri tek majat e pushtetit politik.

Në dokumentet e pronësisë, por edhe në letrat e dëmshpërblimin e të ish-tëpërndjekurve politikë, ka ndodhur ana më e hidhur dhe më dramatike e këtij shteti që “u pi gjakun” si mushkonja shtetasve të vet.

Të përndjekurit politikë në Shqipëri, në vitin 1991 morën me vendim të Parlamentit pafajësi dhe shteti merrte përsipër që të bënte dëmshpërblimin e tyre, pra, të gjithë atyre që gjatë periudhës 1941-1990 ishin dënuar më të ashququajturët “krime politike”, ku në krye qëndronte “agjitacioni e propaganda” dhe një grupim tjetër nenesh nga Kodi Penal komunist.

Kalendat e shtetit komunist ishin preçize siç zakonisht ndodh në çdo diktaturë.

Defterët e dënimit të kundërshtarëve të regjimit ishin jo vetëm të përpikta, por me karakteristika të plota për të tërë fisin dhe farefisin e tyre.

Në çdo ndërmarrje, nëpër zyrat e kuadrit kishte dosje më shumë politike për të gjithë punonjësit dhe lidhjet e tyre më “elementë armiq”. Pra, shteti ishte një database fantastik, ku ti mjaft të thoje emrin dhe gjithçka zbardhej në çast, se kush ishte dhe ç’të takonte.

Por c’ndodhte? Si ish-të përndjekurve, ish-pronarëve, e gjithë asaj kategorie nevojtare për shërbime, shteti “iu nxirrte qumshëtin e nanës” duke i detyruar të bredhin zyrë më zyrë, për të siguruar dokumenta që vetë shteti i posedonte si database që është. Ka qenë një rropatje mizore, shoqëruar dhe me rryshfete, ku gjithçka ishte nën pushtetin e korrupsionit në rastin më të keq, dhe të paaftësisë mbuluar me bukrokraci në rastin më të mirë.

Dhe ja si funksiononte ky sistemi mizor: paguan dikë për diçka që ai që paguan jo vetëm s’ka punë, por ka shkelur ligjin dhe meriton të dënohet.

Shteti, i cili  ka të gjitha regjistrat, letrat e arkivat i kërkonte qytetarëve që të plotësonte certifikata dhe të mbushte kërkesa, që më pas duheshin noterizuar, dhe marrë vulë pas vule në zyrat e shtetit.

Vetëm shtetet me njëri-tjetrin përdorin atë që quhet “vulë apostile”, që do të thotë “vulë e saktë” e pafalsifikueshme, në mënyrë që të mos ketë dublikimi. Por edhe kjo tashmë ka rënë sepse përdoren sistemet unike me database dixhitale.

Ndërsa tek ne kishte dhe ka organe shtetërore që duhet të nxjerrin letra mbi organet, apo shteti legalizon letrat e veta.

Kjo ndodhi, pasi në vitet 1990-1992 u vu dorë mbi regjistrim themeltar, njerëzit ndryshuan me vendime gjykatash jo vetëm emrin por edhe amzat e tjera siç janë datë lindja dhe vendlindja.

Të dhëna që janë bazike për shumë e shumë gjëra të tjera, u përmbysën kadastra dhe u dogjën hipoteka.

Pas vitit 1997, u vendos një sistem konfirmimi të dhënash, i cili realisht jo vetëm nuk rregulloi por u vendos si barrikadë e re e qytetarit në rrugën për të marrë të drejtën apo një gjë që i takon nga organet e shtetit.

Një dokument pronësie, pra e famshmja tapi, tërhiqej deri para një viti, jo prej personit të interesuar por prej noterit, i cili së bashku me zyrën e regjistrimit krijuan një rrjet të tmerrshëm lidhjeje, i cili kreu masakrat e mëdha mbi pronësinë, apo ato që quhen tashmë si “mbivendosje”; që do të thotë se për një truall ekzistojnë më shumë se dy njerëz pronarë.

Dhe kjo ka ndodhur pikërisht se qytetari nuk ka akses tel letrat, por dikush tjetër. Kështu ndodhi edhe me të përndjekurit politikë.

Mjaft njerëz që kishin pasur histori tjetër penale në diktaturë arritën të bëhen të përndjekur politikë dhe madje të përfitojnë dëmshpërblime përpara atyre që ishin dënuar realisht.

Kjo situatë rriti shumë tensionet mes ish-të përndjekurve dhe qeverisë, sa që çoi në kulminacionin e saj, kur një dy grevistë të urisë në vitin 2012, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko i vunë zjarrin vetes pasi ishin lyer me benzinë.

Bejko fatkeqësisht humbi jetën. Në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në qeveri, vendosi që të përndjekurit të trajtohen me “sira”, pra me radhë.

Në fillim duhet të merrnin paratë të burgosurit e gjallë dhe më pas trashëgimtarët.

Në bazë të kësaj skeme, e cila ishte në vetvete verifikuese, u arrit që të marrin lekët një numër i madh të përndjekurisht që morën edhe këstin e tetë.

Në këtë model u ndoq edhe me legalizimet; edhe pse në vitin 2005 u ngrit një strukturë e tërë që e bëri premtim elektoral, në terren nuk u ndanë as çereku i çertefikatave të atyre që kishin  aplikuar.

Artan Lame, i cili njihet si një intelektual me dell shtetformues drejtoi një process që në thelb kishte konceptin që zyrtari shkon në shtëpinë e qyetarit, i bënte matjet, dhe i përgatiste dokumentet.

Dhe pikërisht këtu e ka origjinën suksesi i legalizmeve, tek sjellja e mirë me qytetarët, të cilët nuk merreshin me stërmundimin e gjetjes së letrave dhe vulave.

Sipas raporteve ndërombëtare, korrupsioni më i madh në administratën shqiptare këto vite ka qenë pikërisht tek sektorët e letrave, ku njerëzit kanë paguar e paguar vazhdimisht për një gjë, që në çdo vend të botës ju vjen në shtëpi me postë.

Kurse tek në për mbi 25 vjet u ngrit një sistem i tmerrshëm që u pasurua në kulm vetëm duke shitur shërbimet qytetarëve, ashtu si priftërinjtë e para Luterit shisnin indulgjencat…/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Australi: muslimanë, të krishterë, hebrenj dhe aborigjenë, bashkë për Al-Aksa-në

Australi: muslimanë, të krishterë, hebrenj dhe aborigjenë, bashkë për Al-Aksa-në

A është ky dizajni i përfunduar i iPhone 8? (foto)

A është ky dizajni i përfunduar i iPhone 8? (foto)

Milan Kuçan: Ballkani ende një fuçi baruti, Kosova pika kryesore nevralgjike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni