Një e afërme i Madonna-s ka folur pas lajmit se këngëtarja u dërgua me urgjencë në spital fundjavën e kaluar, gati një hap larg lamtumirës së kësaj bote.
“Ditët e fundit askush nuk e dinte se në cilin drejtim do të shkonte, situata ishte aq e rëndë sa po përgatiteshim për më të keqen. Prandaj e mbajtëm të fshehtë çdo gjë nga e shtuna. Besuam se mund ta humbnim atë. Ishte një tronditje. Madonna beson se është e pathyeshme…”, tha kushërira e saj.
Kujtojmë se Madonna u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në New York fundjavën e kaluar dhe u dërgua me urgjencë në spital.
“Madonna pati një infeksion të rëndë bakterial që çoi në disa ditë në kujdes intensiv,” postoi menaxheri i saj, Guy Oseary në Instagram.
Diva e popit ka kohë që ka pushuar së qeni ajo që u perceptua për vite me radhë. Së fundmi, e vetmja gjë për të cilën shkruhet dhe flitet është pamja e saj fizike, të cilën e shkatërroi me operacione dhe të cilën e rrënon më tej me fotoshop-in bizar në rrjetet sociale.
Gjjithsesi, e sigurt është që do vdesë dhe ajo një ditë, për të shkuar, si çdo krijesë të Zoti i saj, Krijuesi, për të dhënë llogari mbi jetën që iu dhurua dhe si e jetoi. /tesheshi.com/