Është vërtet e vështirë që Franca të imagjinohet pa kulturë kafeneje. Në një dhe prej një të tille, Kadare sëlli vitet e fundit veprën e tij përsiatëse “Mëngjeset ne Kafe Rostand”.
Tradita e të shijuarit të kafesë është e rrënjosur thellë në kulturën franceze. Por ja që në 50 vitet e fundit, gati 150,000 kafene autentike janë zhdukur.
Kjo rënie u ndje veçanërisht në qytetet dhe fshatrat më të vegjël ku ata përfaqësojnë vendin e vetëm të jetës shoqërore. Kështu që presidenti Macron vendosi të investojë 165 milion euro për të “mbajtur gjallë” 1.000 prej tyre.
Edhe pse duket se është një përpjekje e qëllimshme për të ruajtur kulturën franceze, të tjerët do të thonë se është vetëm një taktikë tjetër politike për të mbledhur votat.
Ish-profesori i Macron, Jean-Marc Borello tha se ishte një masë që mund të qetësonte protestuesit që luftonin pabarazinë politike në Francë.
Metoda klasike “le t’i hanë ëmbëlsira” ka për qëllim të heshtë masat e zhveshura nga qytete dhe fshatra më të vogla dhe kjo është arsyeja pse rivitalizimi i kafeneve në këto zona po vazhdon. /tesheshi.com/