Partia e Presidentit Francez Emmanuel Macron, “Republika në Lëvizje”, humbi shumicën e saj në parlament, pasi u larguan shtatë deputetë.
Së bashku me disa ish-përkrahës të tjerë të presidentit, ata formuan një parti të re, “Ekologjinë, Demokracinë, Solidaritetin”, e cila siç njoftuan ata do të përqëndrohet në “çështje të gjelbërta” dhe pabarazinë sociale.
Me vendimin e tyre, partia e Macron mbeti me 288 deputetë, një më pak se sa duhet për shumicën në dhomën e ulët, e cila ka 577 vende.
Megjithatë, partia e Macron ka mbështetjen e dy aleatëve politikë që mbajnë së bashku 56 vende në parlament. /tesheshi.com/