Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Macron e Le Pen, edhe përballë një “hallalli” hebre

Jo vetëm hixhabi, jo vetëm muslimanët në fokus të fushatës presidenciale në Francë

by te Sheshi
16/04/2022
in Europa, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Macron e Le Pen, edhe përballë një “hallalli” hebre

Qëndrimi ndaj ndalimit të hixhabit dhe therjes rituale të kafshëve është një nga ndryshimet e shumta midis Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë vizione të kundërta për Francën përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Çështja e hixhabit, një mbulim koke nga gratë muslimane, është bërë fokusi i fushatës zgjedhore në Francë, për shkak të synimit të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për të ndaluar atë.

Përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, si Le Pen ashtu edhe rivali i saj Emmanuel Macron, kreu aktual i shtetit, u përballën me një fushatë me gratë muslimane që besojnë se zgjedhja e tyre e veshjeve nuk duhet të ketë të bëjë fare me politikën.

Macron nuk do të ndalonte mbajtjen e hixhabit, por ai kontestohet pwr mbylljen e disa xhamive dhe ndalimin e grupeve të caktuara muslimane, ndërsa Le Pen e quajti hixhabin një “uniformë të imponuar me kalimin e kohës nga njerëzit me një vizion radikal të Islamit”.

Kjo është arsyeja pse shumë muslimanë francezë besojnë se feja e tyre është stigmatizuar padrejtësisht në fushatën presidenciale në vendin me popullsinë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore, ku është ndaluar mbajtja e burkës dhe nikabit që nga viti 2010.

A janë në hall dhe hebrenjtë si muslimanët në Francë?

Macron po përpiqet të distancohet nga Le Pen, duke pretenduar se nuk do të ndryshojë rregulloret në atë zonë, por po mbron ndalimin ekzistues të mbajtjes së hixhabit në shkolla, gjw që sipas tij është në përputhje me parimet laike të shtetit francez.

Kritikët, megjithatë, thonë se qeveria e Macron ka nxitur paragjykime kundër muslimanëve duke mbyllur disa shkolla, xhami dhe shoqata muslimane në luftën kundër interpretimeve “radikale” të Islamit.

Kundërshtarët e Le Pen thonë se qëndrimi i saj ndaj hixhabit e bën atë të rrezikshme për unitetin francez, për shkak të stigmatizimit të miliona muslimanëve francezë.

Le Pen gjithashtu dëshiron të ndalojë therjen e kafshëve sipas rregullave fetare (therje rituale), e cila do të kufizonte muslimanët francezë dhe hebrenjtë nga aksesi në mishin hallall dhe kosher.

Disa kanë frikë se ndalimi i therjes rituale të kafshëve mund të jetë vetëm hapi i parë për t’i bërë hebrenjtë dhe muslimanët francezë të ndihen të padëshiruar, dhe ndoshta drejt largimit të tyre nga Franca.

Le Pen mbron që të gjitha kafshët të trullosen para therjes, gjë që është e papranueshme për hebrenjtë dhe muslimanët, të cilët besojnë se trullosja shkakton vuajtje të panevojshme për kafshët dhe se therja e tyre rituale për mishin hallall është më humane.

Qëndrimi ndaj ndalimit të hixhabit dhe ritualit pra tw prerjes sw mishit, është një nga dallimet e shumta midis Le Pen dhe Macron, të cilët ofrojnë vizione të kundërta për Francën përpara raundit të dytë të zgjedhjeve.

Ndryshe nga viti 2017, kur Macron mundi bindshëm Le Pen, tani pritet një garë shumë më e pasigurt.

Shumë vende evropiane duhet të importojnë mish kosher dhe hallall

Marine Le Pen e Francës do të ishte më e fokusuar në çështjet e brendshme. Pwr tw duhej të kishte dukshëm më pak emigrantë dhe më pak tolerancë për traditat jo të krishtera, si dhe lidhjet me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera do të ishin më të dobëta.

Macron në luftën për një mandat të dytë pesëvjeçar premton kryesisht të kundërtën.

Ndryshe nga Le Pen, ai thotë se nuk është në favor të trullosjes së kafshëve para therjes, sepse nuk dëshiron “një Francë që i pengon muslimanët apo hebrenjtë të hanë ashtu siç e dikton feja e tyre”.

Sllovenia, Danimarka, Suedia, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, si dhe Belgjika, kanë ndaluar therjen rituale, që do të thotë se mishi kosher dhe hallall duhet të importohen.

Johan Benizri, nënkryetar i Kongresit Hebre Evropian, po përpiqet të kundërshtojë ndalesat përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Fati i tragjik i Karinës në Bucha: nëna as trupin s’mund ta shohë!

Fati i tragjik i Karinës në Bucha: nëna as trupin s’mund ta shohë!

Papa: Ne jemi racistë…!

Papa: Ne jemi racistë…!

Hëna mbi kryeveprën e arkitekt Sinanit në Stamboll

Hëna mbi kryeveprën e arkitekt Sinanit në Stamboll

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni