Me sa duket, është e vërtetë që macet kanë shtatë jetë. Këtë e tregon më së miri Gnocchi, kjo mace siameze 5-vjeçare, e cila gabimisht ka ngelur në pjesën e parme të makinës me të cilën udhëtonte pronari i saj.
Macja ka udhëtuar në këto kushte për rreth 8 milje në rrugët e Kalifornisë. Vetëm kur kanë ndalur për të bërë një pushim të shkurtër, pronarët e makinës dhe personat që udhëtonin në atë veturë, kanë vënë re se diçka “jetonte” në pjesën e parme të autommobilit.
Ata kanë bërë gjithçka që macja të shpëtonte dhe të dilte pa dëmtime madhore nga ajo pjesë e makinës ku kishte ngecur. Për fat të mirë, Gnocchi tashmë ndodhet në gjendje shumë të mirë. /tesheshi.com/