Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lypësit në dyert e xhamive: mos janë vallë engjëjt e një “varfërie të djallëzuar”?

by te Sheshi
29/10/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Lypësit në dyert e xhamive: mos janë vallë engjëjt e një “varfërie të djallëzuar”?

Nga Bardha Nergjoni

Është mëse e natyrshme që lypja si fenomen të shfaqet pranë objekteve të kultit, kishë a xhami, e sigurisht në raste festash fetare. Por nëse tek të krishterët përballja me lypësit ndodh tre herë në vit, Pashkë e Krishtlindje, tek muslimanët nuk ndodh vetëm dy herë, pra për dy Bajrame, pasi ata kanë dhe festën javore, të xhumanë – ditë e premte – ku dyert e xhamive,  veç besimtarëve të shumtë gëlojnë edhe nga lypësit dorështrirë me fraza të përshpirtshme të mësuar përmendësh e të artikuluar mirë, madje dhe me kantilenat e duhura vokale që shprehin përvujtshmëri, si të ishin trajnuar tek dega e dramës në Akademinë e Arteve.

lypes-foto-e-brendshme

Ndërsa besimtarët nga ana e tyre, vuajnë sakaq dy përjetime të brendshme të kundërta, teksa ballafaqohen me duar e shtrira, zërat e përvajshëm e fytyrat me mimika të brengosura. Nga njëra anë, besimi i nxit që të jenë dorëdhënës, ndihmëtarë të të pamundurve dhe hallexhinjve. Por nga ana tjetër, etika e besimit e ndalon lypjen, e ndalon që në vend të punës njeriu të zgjedh të shtrijë dorën për të jetuar. Dhe për më tepër, mundohen dhe nga fakti se ata, ushtria e lypësve punon për ndonjë kapo, që më pas, paratë e mbledhura prej tyre gjatë ditës, shkon i bën rrush e kumbulla.

Për ta forcuar këtë dyshim, ndonjë besimtar ngre dhe pyetjen se përse këta lypës nuk ndalen në derën e ndonjë furre-buke, byrektoreje apo ushqimoreje, për t’u kërkuar pra klientëve të atyshëm diçka për të ngrënë, por gjithnjë ndalen në objekte kulti duke kërkuar vetëm para të thata në dorë?!

Dhe ja, ndërsa në xhaminë e Et’hem Beut falet xhumaja, janë me dhjetra lypës që presin përfundimin e faljes për t’u kërkuar besimtarëve pak para.

lypese-1

Elsa ka tre fëmijë të  vegjël. Ajo është 31 vjeç edhe me fytyrë të drobitur. Gruaja thotë se ka 3 djem të vegjël dhe nuk ka mundësi tjetër veç lypjes. Çdo të premte e gjen para xhamisë në pritje të pak të hollave. Është shumë e lumtur pasi një zonjë i ka dhënë 5 mijë lekë të vjetra, të cilat i shtërngon me shumë shpresë se do të jetë një ditë e mirë për të. “Dalim këtu çdo të premte. Jemi shumë pasi të gjithë e kanë kuptuar se vetëm këtu njerëzit mund të japin diçka se janë besimtarë”.

Pyetjes nëse ka qenë një ditë e mirë për të, Elsa i përgjigjet se ka edhe më të mira siç është Bajrami. “Në Bajram fitojmë mirë dhe ato janë ditë festash për ne. Ka shumë besimtarë që japin madje edhe të huaj. Edhe tani na japin edhe euro të huajt që vijnë e falen tek kjo xhami. Nuk është se mbledhim shumë, por fitojmë më mirë se kudo”. Jana gjithashtu është një nënë me fëmijë që lyp para xhamisë së Et’hem Beut. Ajo thotë se ka dy djem të vegjël dhe do të duhet të shëtisë Tiranën dhe të vijë këtu çdo të premte pasi njerëzit janë më zemërbardhë kur falen në xhami. “Nuk na japin shumë por është më mirë se në çdo vend që kam lypur. Prandaj vijmë të gjitha këtu çdo të premte. Besimtarët edhe shqetësohen se jemi shumë. Edhe nuk na japin por më mirë se këtu nuk dalim në ndonjë vend tjetër”.

Jana kërkon të sigurojë ushqim dhe veshje për fëmijët. Burri i saj mbledh kanaçe e plastikë në plehra, por paratë janë e pamjaftueshme për të rritur fëmijët e vegjël. Jana është 21 vjeç dhe me fëmijën në krah rend të kapë ndonjë besimtar për të fituar pak para.

Ndërsa pyetjes se përse kërkojnë veç para e jo ushqim, duke u ndalur atje ku tregëtohet, bëjnë sikur nuk e kuptojnë.

Kështu që do ishte më mirë që gjithë ajo panoramë e trishtë urbane me lukuni lypësish që u ngjiten e s’u shqiten njerëzve, besimtarëve posaçërisht, të ishte vetëm nga varfëria; e jo nga varfëria e përzjerë dhe me pak djallëzi. /tesheshi.com/    

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Kujdes! Sot ka ndërruar ora…

Kujdes! Sot ka ndërruar ora...

Merr fund kriza politike në Spanjë, Rajoy do të formojë qeverinë e re

Merr fund kriza politike në Spanjë, Rajoy do të formojë qeverinë e re

Katër, shtatë apo tridhjetë? Sa gra i lejohet të marrë muslimani?

Katër, shtatë apo tridhjetë? Sa gra i lejohet të marrë muslimani?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni