Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

LVV-AAK: Muralet në Kuvendin e Kosovës janë pjesë e historisë sonë dhe nuk cenojnë asnjë grup etnik apo fetar

by te Sheshi
12/10/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
LVV-AAK: Muralet në Kuvendin e Kosovës janë pjesë e historisë sonë dhe nuk cenojnë asnjë grup etnik apo fetar

Pas mbulimit të muraleve me simbole kombëtare nga Kuvendi i Kosovës, kanë reaguar dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se pas orarit të punës, fshehurazi, Kadri Veseli mbuloi muralet me motive kombëtare që gjenden në muret e Kuvendit të Republikës, e të cilat u zbuluan nga deputetët të enjten.

“Sipas VV-së, kur të gjithë po festonin fitoren e madhe të Kombëtares dhe kualifikimin për në Kampionatin evropian, Veseli, sikur UNMIK-u më herët, i mbuloi muralet që shfaqin momentet më të rëndësishme kuvendare të historisë sonë, Kuvendin e Lezhës dhe Lidhjen e Prizrenit.”

“Sikur UNMIK-u, për të mos e zemëruar Beogradin zyrtar. Përmes këtij veprimi, Kadri Veseli, e shpërfaq ‘demokracinë’ e vërtetë në Kuvendin kryetar i të cilit u instalua: për ato murale asnjëherë nuk u pyetën deputetët, nëse duhet të mbulohen, madje as që u diskutua fare për to. Kokë më vete, larg syve të publikut, Veseli vendosi që Kuvendi i Republikës po u dashka të turpërohet nga historia e shqiptarëve. Prandaj Veseli, qartazi i turpëruar nga kjo histori, vendosi ta mbulojë atë”, ka theksuar Vetëvendosje.

Më tej në reagimin VV-së thuhet se në kohën kur ‘Zajednica’ po e kërcënon Republikën, e Qeveria po rrënon integritetin e Kuvendit, Veseli po e uzurpon vendimmarrjen deri edhe te dizajnimi estetik i hollit të Kuvendit.

“Natyrisht që vendimmarrja për procese shtet-rrënuese, të cilat e përjashtojnë popullin nga politika, e shoqërinë nga mirëqenia, reduktohet vetëm në institucione, e brenda tyre në shumë pak njerëz. Kur projekti është antidemokratik, procedura nuk mund të jetë demokratike. Kadri Veseli ka bërë çmos për ta përmirësuar imazhin e tij. Trashëgiminë e Shefit të ShIK-ut është munduar ta shpërlajë me paraqitjen e tij prej një Kryetari jashtëzakonisht të kujdesshëm të Kuvendit. Por ky është vetëm imazhi i Veselit. Veseli i vërtetë mbetet ai i ShIK-ut, Shefi i punëve të fshehta, ai i vendimeve dhe veprimeve sekrete”, thuhet në reagimin e VV-së.

Po ashtu ka reaguar edhe subjekti tjetër opozitar AAK duke thënë se ato janë pjesë e historisë dhe identitetit të popullit kosovar, që nuk duhet fshehur,

Sipas tyre, kushdo që i fsheh ato murale, e shfaq logjikën e pakuptimtë dhe të papranueshme.
Në reagimin e AAK-së thuhet se muralet në Kuvendin e Republikës, janë pjesë e historisë dhe identitetit të popullit të Kosovës dhe rrjedhimisht edhe pjesë identitare e atij Kuvendi. Prandaj, mbulimi sërish i tyre, është një akt i paprecedent, dhe është përpjekje për të fshehur një pjesë të historisë dhe të identitetit tonë.

“Përmbajtja e këtyre muraleve, është historia e parlamentarizmit tonë, dhe nuk është e orientuar kundër asnjë grupi etnik, fetar ose politik,” ka theksuar AAK.

Më tej AAK, ka vlerësuar se partneriteti me grupet etnike, religjioze, politike apo edhe me Komunitetin Ndërkombëtar, nuk ndërtohet duke shkelur mbi identitetin që e kemi, po pikërisht duke e shpalosur atë.
AAK i ka dënuar këto veprime duke thënë se veprimi i kujt do qoftë për fshehjen e tyre, është një veprim arbitrarë dhe shpërfaq logjikën e një lloj vazaliteti, krejtësisht të pakuptimtë e të papranueshëm.
Ne mbetemi të vendosur për mbrojtjen e identitetit kombëtarë e kulturorë të secilit, dhe njëkohësisht të palëkundur që identitetin tonë ta mbrojmë me çdo çmim! Muralet e mbuluara janë turpi dhe pafytyrësia e atij Kuvendi, thuhet në reagimin e AAK-së për media./tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Shqipëria në Francë: Plasin batutat në rrjetet sociale

Shqipëria në Francë: Plasin batutat në rrjetet sociale

Ndodh edhe kështu: vendos t’i japë fund jetës, macja e bën të ndryshojë mendim në moment të fundit

Ndodh edhe kështu: vendos t’i japë fund jetës, macja e bën të ndryshojë mendim në moment të fundit

Kombëtarja mbërrin në atdhe, politika e fut në sallonet e veta (Video)

Kombëtarja mbërrin në atdhe, politika e fut në sallonet e veta (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni